osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Prokurori që firmosi arrestimin e dy “peshqve të mëdhenj” del para Vettingut

Prokurori që firmosi arrestimin e dy “peshqve të mëdhenj” del para Vettingut

Prokurori Ramadan Troci pritet të dalë ditën e premte para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për t’iu nënshtruar Vettingut. Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme do të dalë para trupës gjykuese të KPK, që përbëhet nga Pamela Qirko, Genta Tafa dhe Suela Zhegu.

Kjo trupë do të njohë Ramadan Trocin me gjetjet e hetimit të shtyllave kryesore të Vettingut, të cilat janë pastërtia e figurës, aftësitë profesionale dhe burimi i të ardhurave.

Pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit janë depozituar tre raporte për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale të prokurorit Troci. Raportet janë dorëzuar respektivisht nga Inspektoriati i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Prokurori Ramadan Troci është i njohur për arrestimet që ka kryer. Ai ka firmosur për arrestimin e ish-Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani pas skandalit për vjedhjen e 713 milionë Lekëve, si dhe për ish-kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika. Fullani dhe Gjika u liruan më pas nga Gjykata.