osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Prokurori Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti i Drejtësisë së SHBA-së

Prokurori Jack Smith jep dorëheqje nga Departmaneti i Drejtësisë së SHBA-së

Lajmi për largimin e Smith u bë i ditur përmes një dokumenti të dorëzuar nga zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë në Gjykatën Distriktuale të SHBA-së, gjykatëses Aileen Cannon.

Këshilltari special, Jack Smith, i cili ka përfunduar punën rreth dy hetime penale ndaj presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti i Drejtësisë. Lajmi për largimin e Smith u bë i ditur përmes një dokumenti të dorëzuar nga zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë në Gjykatën Distriktuale të SHBA-së, gjykatëses Aileen Cannon.

Ata i bënë thirrje asaj që të mos zvarrit urdhërin e gjykatës që ajo dha javën e kaluar, duke bllokuar përkohësisht publikimin e raportit përfundimtar që Smith ia dorëzoi drejtuesve të departamentit të martën. Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë argumentojnë se urdhri i Cannonit ka tejkaluar autoritetin e saj dhe se ajo nuk ka fuqi të ndalojë Prokurorin e Përgjithshëm, Merrick Garland të publikojë gjetjet e Smithit. Ndalesa e saj për publikimin e raportit të Smithit është e vlefshme deri të hënën.

Garland ka thënë se planifikon të publikojë vetëm pjesën e raportit të Smithit që trajton hetimin mbi përpjekjet e Trumput për të përmbysur zgjedhjet e 2020-ës. Ai ka deklaruar në dokumente gjyqësore se ka rënë dakord me rekomandimin e Smithit për të mbajtur të fshehtë pjesën tjetër të raportit, që lidhet me hetimin mbi posedimin e dokumenteve të klasifikuara nga Trump në Mar-a-Lago pas largimit nga detyra në vitin 2021. Kjo pjesë do të shpërndahet vetëm te një grup i kufizuar anëtarësh të Kongresit amerikan për shkak të përpjekjeve të vazhdueshme për të rinisur një çështje penale kundër dy aleatëve të Trumpit dhe ish-bashkëpandehurve të tij.

Dorëheqja e Smith përpara përfundimit të mandatit të presidentit amerikan, Joe Biden ishte e pritshme dhe ishte parashikuar nga zyrtarë të tjerë të Departamentit të Drejtësisë. Trump ka kërkuar vazhdimisht që Smith të ndiqet penalisht për trajtimin e çështjeve kundër tij dhe madje ka sugjeruar që ai të dëbohet nga Shtetet e Bashkuara.

Largimi i Smith shënon fundin e një prej kapitujve më të jashtëzakonshëm dhe të trazuar në historinë e Departamentit të Drejtësisë, që rezultoi me akuza të rënda penale ndaj Trumpit, i cili është presidenti i parë që përballet me ndjekje penale.

Megjithatë, të dyja çështjet e Smithit u bllokuan nga gjykatat. Cannon rrëzoi çështjen për dokumentet në muajin korrik, duke argumentuar se Garland nuk kishte autoritet për të emëruar Smithin. Ndërsa Gjykata e Lartë vonoi çështjen e zgjedhjeve të vitit 2020 për muaj të tërë ndërsa shqyrtonte pretendimin e Trumpit për imunitet presidencial, duke arritur në një vendim historik që vendos imunitet të gjerë presidencial. Përfundimisht, ishte rizgjedhja e Trumpit për një mandat të dytë ajo që i dha fund të dy çështjeve. Smith i braktisi ndjekjet penale pas shpalljes së Trumpit si fitues, duke cituar politikën e Departamentit të Drejtësisë kundër ndjekjes penale të një presidenti në detyrë. Kjo i hapi rrugën Smithit për të përmbledhur gjetjet e tij në raportin përfundimtar, të cilin e ka dorëzuar këtë javë.

Mosmarrëveshjet e ashpra ligjore mbi publikimin e raportit të Smith kanë vazhduar gjatë gjithë javës. Ndërsa Cannon, i emëruar i Trumpit, vendosi të ndalojë përkohësisht publikimin e raportit, zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë i kanë kërkuar Gjykatës së Apelit të Rrethit të 11-të të Atlantës të heqë këtë urdhër.

Situata ka krijuar pasiguri mbi kohën kur publiku do të shohë edhe pjesën e raportit të Smithit që lidhet me zgjedhjet e vitit 2020. Garland ka deklaruar se nuk do ta publikojë atë për sa kohë që është nën një urdhër gjykate që e bllokon. Gjykata e Apelit ende nuk ka treguar se sa shpejt do të zgjidhë këtë çështje. Ndërkohë që fillimisht gjykata refuzoi përpjekjen e Trump dhe bashkëpandehurve të tij në Florida për të ndaluar raportin, ende nuk ka ndërhyrë për të ndryshuar urdhrin e Cannon, i cili ndalon publikimin deri të hënën në mbrëmje.