osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prokurorët holandezë vizitë blic në SPAK, dosje sekrete për një grup kriminal të lidhur me politikanë, hyjnë në lojë edhe strukturat kroate

Prokurorët holandezë vizitë blic në SPAK, dosje sekrete për një grup kriminal të lidhur me politikanë, hyjnë në lojë edhe strukturat kroate

Ndërkombëtarët kanë rritur asistencën ndaj Prokurorisë Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit sa i takon luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pak ditë më parë ishin në Tiranë disa agjentë të DEA dhe FBI, ndërkohë që ditën e djeshme kryeqytetin shqiptar e kanë vizituar edhe zyrtarë të lartë të drejtësisë së kroate dhe prokurorë holandez.

Kroacia është shembull, për shkak se atje falë konsolidimit të sistemi të drejtësisë, kanë përfunduar pas hekurave shumë zyrtarë të lartë, duke filluar nga ish-kryeministra, ministra dhe ish-ministra, politikanë aktivë e pasivë dhe deputetë të ndryshëm.

Kështu që duket se të njëjtin shembull si Kroacia do të marrë edhe Shqipëria, në mënyrë që në rrjetën e SPAK të përfundojnë zyrtarë të lartë.

Vizita e prokurorëve holandezë

Mësohet se një grup hetimor nga Holanda i kryesuar nga një prokuror ka mbërritur në vendin tonë për ekzekutimin e një letër-porosie, që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar, sikundër është një dosje tepër sekrete e cila është drejt konkludimeve përfundimtare.

Ai ka qenë i shoqëruar nga prokurori i SPAK Ened Nakuçi, i cili është edhe prokurori i çështjes. Sipas informacioneve, letërkëmbimet mes SPAK dhe Holandës janë shtuar ndjeshëm, ndërkohë që mësohet se në lojë është dhe emri i një politikani që është interceptuar në bisedat e disa grupeve kriminale.

Kujtojmë që krimi shqiptar që operon në Holandë dhe në gjithë Europën është kthyer në shqetësim për shumë organe të drejtësisë, kështu që edhe vizita e djeshme e prokurorit holandez në ndërtesën e qelqtë, ka pasur pikërisht kryefjalë bashkëpunimin sa i takon luftës kundër krimit të organizuar.

Kroatët asistencë për të shkuar tek arrestimet “VIP”

Po dje, në ambientet e Prokurorisë Speciale ka shkuar një delegacion kroat, i udhëhequr nga ministri i Drejtësisë, Ivan Valenica.

Mësohet se pjesë e diskutimit mes zyrtarëve kroatë dhe prokurorëve të SPAK të kryesuar nga drejtuesi, Arben Kraja, ka qenë pikërisht lufta kundër korrupsionit, ndërsa mes palëve është nënshkruar edhe një marrëveshje, implementimi i së cilës do të bëjë të mundur që shumë pushtetarë “VIP” që deri më dje kanë qenë të paprekshëm të japin llogari para drejtësisë. Madje detaje rreth këtij takimi, ditën e djeshme ka dhënë edhe vetë Prokuroria e Posaçme përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat.

“Në ambientet e SPAK, më datë 21.02.2022 u zhvillua një takim mes Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion dhe delegacionit të Ministrisë të Drejtësisë së Kroacisë, të kryesuar nga zoti Ivan Valenica, Ministër i Drejtësisë, Kroaci. Nga ana e Drejtuesit të SPAK u prezantua misioni, struktura, funksionet, vështirësitë e paraqitura, si dhe arritjet e deritanishme të punës në SPAK.

Në takim u diskutua gjerësisht rreth nevojës për të pasur një bashkëpunim ndërkombëtar sa më efektiv në luftën kundër krimit të organizuar në rajon apo më gjerë.

Memorandumi i Mirëkuptimit i firmosur në Nëntor 2020 mes SPAK dhe Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar Kroaci (USKOK) u vlerësua si një shembull pozitiv në këtë drejtim”, thuhen në njoftimin e SPAK. Pra kjo tregon se Kroacia është e vendosur për të asistuar SPAK në luftën kundër korrupsionit në nivel të lartë zyrtarësh.