Nga Edvin Kulluri
Seanca e fundit e sesionit parlamentar u ndez si vala afrikane e të nxetit të padurueshëm, por që sic do vit, kalon një javë mbi Shqipëri dhe në fund s’ndodh asgjë. Shumë fjalë dhe pak debat.
Akuza e kundër-akuza mes shenjtorësh fallco, hipokritë dhe përsëritës deri në përbuzje për njerëzit normal. E njëtja muzikë prej 10 vitesh, ku marrin fjalën me pathos prej heroi, mëkatarë të njohur e të provuar në pafundësi.
Opozita sulmon pa fund e po aq herë humb zgjedhjet, ndërsa mazhoranca mbrohet duke sulmuar, duke fituar po aq herë zgedhjet. Shkurt një disk më një hit tek që këndohet e përsëritet nga militantët sa herë që gramafoni ndizet.
Një gramafon I prishur që gabimisht e quajmë parlament. Aty ku duhet të dominonte debati e jo piskamat apo fyerjet e duelet e “titanëve” që moralisht janë vecse liliputë.
Për hir të së vërtetës, po të ndash fjalimet nga folësit të vjen të anëtarësoshesh në PD ose PS pa e menduar dy herë! Kanë një aftësi të të mbushin mëndjen në atë që thonë, me kushtin që te jesh peshk. Pra një pa gjallesë pa memorie. Habitesh kur degjon fjala vjen Krifcën për një “veprim të zakonshëm administrativ”, ndërsa KE ka pezulluar fondet e IPARD 3 për korrupsion në AZHBR, aty ku dhe macet e minjtë e zyrtarëve të PS kanë marrë financime medemek për zhvillimin rural.
Në fakt e vetmja gjë që kanë “zhvilluar” është kalimi nga korrupsioni me paratë e shqiptarëve, në nivelin tjetër, atë të zhvatjes së taksave të qytetarëve evropianë. E të ndjekësh më pas fjalimin e djeshëm të Erjon Braces që flet për korrupsionin e qeverisë si të ishte Dalai Lama, e kupton pse Budizmi nuk ngjit në Shqipërinë e lloj lloj sekti fetar, përvec atyre që predikojnë vetëvrasje kolektive, pasi këta “shenjtorët” tanë politikë nuk kanë këllqe ta bëjnë.
Në anën tjetër opozita e bashkuar në përcarjen e saj, vjen me pothuaj të njëtët deputetë të humbjeve seriale nga 2013 e këtej. Në bllok kanë thyer pasqyrën ku duhet të shohin ndërgjegjen e tyre politike (nëse kanë një të tillë), e flasin për skandalet e qeverisë duke mbyllur gojën kur socialist u listojnë të tyret.
Këta dashnorë të sistemit të drejtësisë, vetëm kur heton e gjykon kundërshtarët, sa herë u përmenden dosjet e tyre në SPAK, kthejnë pllakën dhe e quajnë SKAP në të qindën e sekondit me një humor mediokër. Kjo punë e prokurorëve me kohë të pjesëshme, nuk bën për ta. Kanë boll material për të dhënë dorëheqjen në bllok nga drejtimi I një opozite të shkalafitur që nga sigla e PD me pak anëtarë, rithemelimi me themele të vjetra, e deri tek deputetët që gdhihen me “vulën” e ngrysen me foltoren.
E pra përleshen në atë sallë që s’ka asnjë lidhje me parlamentarizmin, dy palë që bëjnë punën e të tjerëve dhe asnjëherë të vetën. Rama me të tijët pasi kanë “shkëlqyer” në të shkuarën në mbrojtje të non-gratave të tyre, tashmë I quajnë si e shkuara.
E më keq akoma, cdo skandal që prodhojnë në sasi industriale duan ta mbulojnë me bëmat e qeverisjes së mëparshme, duke harruar se akademinë e mbetur të shkeëncave ja kanë lënë Gjinushit për ta ndricuar shkencën e historisë. Mazhoranca duhet të përgjigjet për përgjegjësitë e veta, e jo të tregojë histori me 21 janarin e Gërdëcin. Historitë e dyshimta të qeverisjes së PD, ndërkohë po hetohen apo rihetohen nga SPAK e GJKKO. Këto të fundit nuk kanë nevojë as për prova e as për dëshmi të reja, por thjeshtë për qetësi që të bëjnë punën e tyre.
Këmbëngulja e palëve politike në këtë marrëzi është impresionuese në kufijtë e absurdit. Fjala vjen, aksiomën e Marksit se “ndryshimet sasiore, sjellin ndryshime cilësore” e kanë rrëzuar me kohë. Skandalet e panumërta të qeverisë dhe denoncimet përkatëse të opozitës, nuk po sjellin asnjë ndryshim në ekuilibrat elektoralë. Më keq akoma, rezultati I 14 majit tregoi se diferenca në vota po thellohet e jo e kundërta. Opozita në njërën anë nuk po do të kuptojë se dështimet e saj nuk fshihen nga inceneratorët, rasti Rraja apo anullimi I IPARD 3, por nga mungesa e reformimit të saj. Ashtu sikundër PS nuk kthehet dot në binarët e një qeverisjeje normale për sak kohë përgjigjet duke sulmuar qeversjen e fundit të PD.
Praktikisht palët kanë dalë nga roli I tyre demokratik. Së pari sepse parlamentin e kanë shndërruar po këta në zgjatim të qeverisë dhe kryetarëve të partive, për shkak të ndryshimeve kushtetuese të 2008 dhe kodit zgjedhor me lista të mbyllura. Së dyti, sepse në vend të debatojnë kryesisht pikëpamje politike sesi mund të bëhet më I mirë ky vend I vuajtur, ja shtojnë më shumë vuajtjet duke bërë lëmsh misionet demokratike që kanë teorikisht. Qeveria të japë llogari ndërsa opozita të krijojë alternativë të besueshme. Se po të jetë për prokurorë, kemi SPAK që më në fund po godet nivelet më të larta të politikës, ndërsa historinë nuk ka pse na e tregon Rama me shokë pasi nuk pahuhen për këtë punë.
Mjafton të shohësh pothuaj përleshjen mes dy “Rambove” shqiptarë Brace-Spaho për të kuptuar se situata është më e keqe sec duket. Kjo krizë e stërzgjatur politike ka vetëm një arritje që I duhet njohur realisht: rritjen e audiencës së Big Brother. Vanitozitetin e politikës e ka zëvendësuar ai I VIP-ave që mblidhen për të bërë thashetheme e intriga për ca miliona klikime. Tek e fundit, Luzi e Kiara nuk premtojnë as revolucione, as rilindje e aq më tepër asnjë të ardhme të ndritur për Shqipërinë, por thjeshtë për veten. Rroftë sinqeriteti!