Tashmë që Italia u shpall kampione Europe dhe Argjentina kampione e Amerikës Latine kanë filluar të dalin hipoteza të shumta mbi një përballje të bujshme mes të dyja kombëtareve.
Gazeta e përditshme argjentinase ‘’Ole’’, ka propozuar një sfidë midis Italisë dhe Argjentinës për trofeun ‘’Superkupa Maradona’’. Kjo ndeshje do të vinte në nder të legjendës argjentinase pas ndarjes nga jeta nëntorin e kaluar.
Gazeta shkruar se për momentin është vetëm ide, por mund të përfitohet nga marrëdhënia e mirë midis UEFA-s dhe CONMBEOL për të bërë diçka konkrete në këtë rast. E kush nuk do ta dëshironte një ndeshje të tillë plot yje dhe plot rivalitet.
Problem për momentin është vetëm gjetja e një date, pasi Kupa e Botës është planifikuar për t’u luajtur vitin tjetër dhe ndeshjet eliminatore të kombëtareve janë shumë të ngjeshura.
Sa i përket stadiumit nuk do të përbënte problem, pasi do të zgjidhej një, ndërmjet impiantit ‘’Maradona’’ në Napoli dhe ‘’Maradona’’ në Buenos Aires të Argjentinës. Kjo ide është bërë virale duke u mirëpritur nga të gjithë tifozët e futbollit.