Është publikuar varianti përfundimtar i projektligjit për amnistinë e të burgosurve. Nga ky projektligj pritet të përfitojnë nga amnistia diku te 570 të dënuar.
Sipas këtij projektligji do të pushojë ndjekja penale për pjesën më të madhe të kundërvajtjeve penale të cilat dënohen me maksimumi dy vite.
Gjithashtu do të përfitojnë 1 vit ulje dënimi të gjithë meshkujt dhe 1vit e 5 muaj femrat dhe të miturit që nuk përfitojnë amnisti si të tjerët me përjashtim të të dënuarve me burgim të përjetshëm si dhe të dënuarve për vrasje si dhe subjektet e SPAK.