osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Projekti ruso-turk në Maqedoninë e Veriut i quajtur LEVICA

Projekti ruso-turk në Maqedoninë e Veriut i quajtur LEVICA

Ditën e djeshme, në Maqedoninë e Veriut bëri bujë një takim në mes të tri partive shqiptare dhe dy maqedone. Një takim ky që konsiderohet të jetë Antishqiptar, pasi pala e partive maqedone kanë në prograrim e tyre ç’njohjen e Kosovës, anulimin e gjuhës shqipe, ç’fuqizimin e marrëveshjes së Ohrit si dhe largimin nga Nato.

Ky takim erdhi pas dorëheqjes se kryeministrit, Zoran Zaev i cili vendosi që të largohet nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM, pas humbjes së thellë në zgjedhjet lokale. ”Besa” e Bilall Kasamit, ”Aleanca” e Ziadin Selës dhe ”Alternativa” e Afrim Gashit u takuan dje me ”VMRO DPMNE” nacionalistë të Hristijan Mickovskit dhe me partinë fashiste ”Levica” të Dimitar Apasiev, për të dhënë firmat e tyre kundër qeverise pro evropiane.

Të pesta këto parti, së bashku grumbullojnë gjithsej 61 deputet, ani pse mediat në Maqedoni kanë pohuar të ketë në mesin e tyre edhe deputetë shqiptarë që janë kundër këtyre partive dhe se nuk përkrahin vendimet e tyre antishqiptare.

Ky takim bëri bujë të madhe në rrjete sociale, pasi fotografia u shpërnda me të madhe, duke mos munguar komentet ”ANTISHQIPTAR” referuar këtij koalicioni që nga dje po akuzohet edhe për tradhëti ndaj kombit shqiptar.

Vlen të theksohet se këto zhvillime dëmtojnë edhe Shqipërinë pasi që Tirana dhe Shkupi bashkërisht po presin lajme te mira nga Këshilli i BE-së në dhjetor për nisjen e negociatave për anëtarësim te Shqipërisë dhe Maqedonisë V. në Bashkimin Evropian.

”Levica”, partia politike që fitoi dy mandate në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në programin e saj në fushën e politikës së jashtme, krahas përpjekjeve të qarta për anulimin e Marrëveshjes së Prespës dhe rishikimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë, ofron zgjidhje specifike që mund të shkaktojnë një kthim në politikën e jashtme.

Ndërkaq, pjesë e programit të saj kushtuar diplomacisë janë: Një nga synimet e para të partisë në fushën e marrëdhënieve dypalëshe është revokimi i njohjeve të Kosovës, Izraelit dhe Koresë së Jugut. Ndryshe nga ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me këto vende, e majta beson se pavarësia e Palestinës, Katalonjës dhe Baskëve duhet të njihet menjëherë. Ato janë për krijimin e një partneriteti strategjik me PRC.

Përsa i përket multilateralizmit, kjo parti angazhohet për anëtarësimin e menjëhershëm në NATO dhe tërheqjen e pakushtëzuar të të gjitha forcave të sigurisë nga misionet e huaja ushtarake që nuk kanë mandat të OKB-së. Në të njëjtën kohë, angazhimi i saj është rivendosja e kontakteve zyrtare me Lëvizjen e të Paangazhuarve. Sa i përket BE-së, e majta mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në këtë komunitet, por insiston që procesi i negociatave të vlerësohet individualisht, gjegjësisht të mos hyjë në pako me shtetet tjera.