Fondi Shqiptar i Zhvillimit njofton se mirëpret në konsultim publik grupet e interesit për projeket: “Rigjenerimi i Integruar Urban – Qyteti i Përmetit” dhe “Zhvillimi i Integruar Urban në Zonën Turistike të Ujërave Termale të Bënjës – Gjirokastër”.
“Takimi do të zhvillohet më datë 30 Shtator 2020, ora 11:00, në Bashkinë Përmet tek ambientet e Qendrës Kulturore Multifunksionale. Konsultimi do të përqendrohet në ndikimet mjedisore, të trashëgimisë kulturore, sociale dhe më gjerë” njofton FSHZH.