Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të programit të PS për pagat për vitet 2021-2025 teksa premtoi se do të ketë rritje të pagave për mësuesit, mjekët e punonjësit e administratës bëri të ditur se pagat e parlamentareve nuk do të pësojnë asnjë rritje.
.
“30% do të rriten dhe pagat e administratës, ndërkohë që pagat e qeveritarëve nuk do të rriten asnjë qindarkë. Taksa për bizneset e vogla do të mbeten zero. Duhet të krijojmë më shumë vende të reja punë në sektorin privat, duke përmirësuar rritjen e investimeve të huaja, duke fuqizuar arsimin profesional, duke ulur taksat për biznesin. Kemi skuadrën që mundet”, tha Rama.