Fati i Saimir Tahirit vendoset nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Ardit Mustafaj dhe Irena Gjoka.
Flora Hajredinaj është kryesuesja e trupës së gjyqtarëve, e cila ka në shqyrtim dhe dosjen ndaj Klement Balilit.
Ndërkohë që kjo gjyqtare ka shqyrtuar dhe çështjen e ngritur ndaj Dritan Zaganit, për të cilin ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg në mungesë”.
Irena Gjoka, është gjyqtarja tjetër e treshes që po shqyrton rastin Tahiri.
Ajo është e njohur në karrierën e saj për dënimin e përjetshëm të dhëne për Dritan Dajtin, autori i vrasjes së 4 policëve në vitin 2009.
Ardit Mustafaj, është pjesë e trupës që gjyqtarëve që po vendos për fatin e Saimir Tahirit. Mustafaj është pjesë dhe trupës që po shqyrton çështjen ndaj Klement Balilit.
Ai ka marrë pjesë në vendimmarrjen, ku iu dha liria Arben Frrokut, i cili akuzohej për vrasjen e komisar Dritan Lamaj.
Ndaj Ardit Mustafaj ka patur dhe një rast të kërcënimit me jetë, nëpër mjet një letre që iu hodh në banesën e tij në vitin 2012.