osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Profil i paautorizuar për Arta Markun

Profil i paautorizuar për Arta Markun

Nga Bedri Islami

Arta Marku, Prokurorja e Përgjithshme, e Përkohshme, ndodhet aktualisht para sfidave më të mëdha të jetës së saj profesionale.

Nga njëra anë pritet shumë prej saj, jashtëzakonisht shumë dhe nga ana tjetër, presioni mbi punën e saj është i shumëfishtë.

Në tryezën e saj të punës janë disa nga çështjet më të nxehta të të dy krahëve të politikës. Ndërsa opozita pret me ngulm hapjen e “kutisë” së rastit Tahiri, apo tani të Agron Xhafës. Shumica pret, po ashtu, me ngulm hapjen e “kutive” të tjera, të cilat janë mbyllur nga paraardhësi i saj, Llalla. Këto të fundit janë më të shumta, më përvëluese, por edhe gjysëm të heshtura.

Çfarë do të bëjë ajo? Rasti “Tahiri”, në këtë fazë ku është, mund të jetë një shembull i përkuljes së drejtësisë nga trysnia e politikës. E po ashtu, një ditë të ardhshme, mund të jetë më shumë se sa dëshmi.

Dosjet e nxehta, të cilat po piqen tash sa kohë dhe është e mundur të digjen krejtësisht, si: Gërdeci, i lënë në përtalljen e drejtësisë; 21 janari – si një grusht shteti kundër këtij sistemi; Rruga e Kombit, një mënyrë për të përqeshur drejtësinë përmes forcës qeverisëse; abuzimet e mëdha, tenderat korruptive; krijimi i një klase oligarkësh financiarë nga politika; janë vetëm një majë aisbergu , të cilës do i duhet shumë mund që të fillojë shkrirjen e tyre.

Para syve të saj po shembet kulla e ngritur për vete nga drejtësia. Vettingu, edhe në shkallët sipërore të drejtësisë, krejt hapur nxjerr një shesh pazaresh dhe mbulimesh të së keqes, sa që, po të vazhdojë me këtë përmasë, në fund të tij do të jenë vetëm një grusht prokurorësh e gjykatësish. Ditën e djeshme ajo, Arta Marku, pezulloi nga detyra çiftin prokurial Gina-Gashi, të cilët, si sekserë të ligjit, kishin ndërtuar për vete një kështjellë pasurie dhe në të cilën nuk lejuan, deri para pak kohësh, depërtimin e asnjë ligji.

Prokuroria e vënë mbi ligjin dhe që e ndërtonte këtë sipas qejfit të saj është, po ashtu, sfida e madhe e një Zonje që deri më tani ka folur aq pak, e mirë ka bërë, por që pritet të veprojë më shumë, sidomos në muajt pasues. Rasti Hajdarmataj, prokurori që mbulonte krimin e trafikimit të drogave të rënda, tek bashkëvendasit e tij sidomos, tek miqtë e tij dhe të familjes ish qeverisëse, që, më parë se të informonte eprorët e tij lajmëronte Berishën, edhe ky bashkëvendas, jo vetëm nuk është i vetmi, por, sidoqoftë, duke qenë shenja më e lartë e kësaj lukunie, ka degët e tij në të gjithë sistemin.

Arta Marku nuk është zgjedhje sipas dëshirës e një ambasadori apo një grupi ambasadorësh. Ata që nuk e dinë të vërtetën se një i deleguar duke përfaqësuar shtetin e tij, nuk mund të përfaqësojë vetveten, do të thotë se nuk dinë asgjë. Më shumë se gjithçka tjetër, ambasadori është lajmësi i vendit të tij.

Kështu që, përkrahja e dhënë zonjës Marku nga diplomacia ndërkombëtare është përgjegjësia e madhe e saj, ndoshta e njëjtë me atë që ka ndaj shqiptarëve që janë lodhur me mosndëshkimin. Të dyja palët presin prej saj pikërisht këtë, heqjen e ligjit të mosndëshkimit.

Ndaj saj ushtrohet ai presion i shumëfishtë i opozitës, që tani nuk ka vetëm përmasat e politikës, por edhe të kërcënimit të hapur ndaj së ardhmes së saj.

Do të thyhet ajo nga ky presion, tashmë i hapur, kjo i takon së ardhmes. Është shumë e mundur që asgjë të mos ndryshojë në praktikën e ndjekur deri tani dhe kjo, më shumë se çdo gjë tjetër, mund të ketë lidhje me karakterin e saj, por edhe me atë që është transmetuar nga familja dhe që ka lidhje me të shkuarën e familjes së saj, pra me atë që mund të quhet qëndrueshmëri, i pakorruptueshëm dhe që nuk pranon të konformohet.

FAMILJA

Që nga momenti kur zonja Marku hyri në listën e prokurorëve të mundshëm, pra ende pa u vendosur asgjë dhe duke ditur të shkuarën e familjes së saj, kam menduar dhe këtë e kam diskutuar edhe me kolegë të ndryshëm, se si mund të ndjehet familja e saj, dhe me këtë fjalë, “familje”, nuk kam ndër mend vetëm bashkëshortin dhe fëmijët. Kam parasysh gjithnjë një fis, i gjerë, i shtrirë nëpër brezni, i rrahur nga erërat e politikës dhe i përndjekur nga politika e së shkuarës.

Si mund të ndjehen ata në dy periudha të ndryshme, megjithëse afër njëra tjetrës dhe që kanë lidhje me njeriun e tyre.

Pra, si do të ndjehen ata dhe njerëz rreth tyre, kur prokurorja Arta Marku kërkon të jetë Prokurore e Përgjithshme në një kohë kur vendi qeveriset nga e majta dhe që, për shumë nga bashkëvuajtësit e tyre, e majta është e kundërta e asaj që kanë ndjekur, që i kanë besuar dhe që e kanë mbështetur.

A është ky një devijim nga e përgjithshmja apo , e gjitha çka paraqitet, është ndër gjërat më të natyrshme që ndodhin në një vend plural, ku, të paktën supozohet, se liria e mendimit është elementi i parë i demokracisë?

Dhe, në pak muaj, vjen koha tjetër, ajo kur një njeri që ata e dinë mirë se ku mbështetet forca e saj, cili është karakteri dhe mendësia, se çfarë mund të bëjë për të vërtetën e të mos thyhet, jo papritmas vihet në shenjë pikërisht nga njerëzit që i kanë besuar, që i kanë mbështetur dhe prej të cilëve kanë pritur shumë më tepër.

Arta Marku, tani për tani, është nën zjarrin e akuzave të opozitës, e cila, në fakt, sipas logjikës së saj, duhej ta kishte mbështetur, pasi ajo vjen nga rradhët e njerëzve të saj të besuar.

Opozita do e kishte mbështetur, nëse ajo nuk do të lëvizte në folenë e grerëzave. Kjo lëvizje acaroi një mendësi të çuditshme që është ende sot e kësaj dite dhe që ndryshon tmerrisht ngadalë: ose me mua, ose me ata.

Nëse je me ligjin dhe në pushtet është kundërshtari yt, atëherë do të thotë se je me ata. Pra, je palë me dikë tjetër. Edhe po të kesh qenë deri një ditë më parë jo fillikat por një fis i tërë pro teje të ka mbështetur, të ka fuqizuar, të ka dhënë pushtet, mjafton një “flirt” me shumicën dhe menjëherë jo vetëm je i pabesuar, por edhe i kërcënuar me ndëshkim në të ardhmen, i përfolur, dhe po të ishte e mundur, edhe i leçitur.

Jam i bindur se shumëçka mund të pranojë , në këtë rast familja e një figure të njohur, por asnjëherë se përmes njeriut të tyre bëhen aktet e reja të rrëzimit të shtetit, pasi rrëzimi i ligjeve është në fakt rrëzim i shtetit.

Do të jetë e vështirë për secilën familje që në tri dekada ka mbështetur një forcë politike të caktuar, të së majtës apo të së djathtës dhe befas e gjen veten nën breshërinë e asaj që ka mbështetur, që ka forcuar dhe ku ka besuar.

Ky nuk është rasti i vetëm. Nga dy krahët e politikës , pd-istët e kanë pasur më të theksuar, ndoshta edhe nga që në fakt ishin kriptodemokratë. Të ardhur nga mendësia e njeriut që ka pasur shef dhe bashkë me shefin edhe ëndrrën e rrëzimit të shefit, besnikë deri në vdekjen e shefit me dëshirën që pas vdekjes t’i përdhosin varrin, ata nuk e kuptojnë, ende as sot e kësaj dite, se ajo që shfaqet në pluralizëm është krejt e kundërta e asaj që kanë ëndërruar: vendosjen e demodiktaturës.

Të mësuar me shërbimin, ata, jo rastësisht, mendojnë se shërbimi duhet të jetë i detyruar për të gjithë, në mos, atëherë je i shitur, i korruptuar, i kërcënuar, i kanosur, dhe nëse i vjen dita, edhe i dënuar.

Arta Marku është njëri ndër rastet normale të shërbimit ndaj vendit, pavarësisht nga e shkuara. Është po ashtu edhe rasti i veçantë i një gruaje që shumë shpejt, për të gjithë, jo vetëm për disa, do të jetë figura që nuk bën kompromisin e pazakontë për favore të veçanta.