Debati mes Deas dhe Luizit mbrëmjen e kaluar, ishte një nga bisedat më të përfoluara ditën e sotme në shtëpi. Duke folur me Oltën dhe grupin e saj, Dea u shpreh se Luizi ka frikë prej saj, sepse e tremb fakti që ajo nuk del nga vetja
Sipas Deas, Luizi e humbi komplet mbrëmë, kur pa që ajo ishte shumë gjakftohtë dhe nuk reagoi fare. Ajo shtoi se Luizi thjesht përpiqet t’i nxjerrë njerzit nga vetja dhe se ai nuk ka më aleanca brenda shtëpisë.
Banorët diskutuan edhe për Diolën. Sipas Oltës, ajo është tërhequr komplet nga loja dhe se në fillim ka qenë shumë aktive.shih videon
Pas skualifikimit të Efit mbrëmjen e djeshme, banorët brenda shtëpisë së Big Borther mendojnë se Luiz tashmë ka mbetur i vetëm.Në një diskutim jashtë në obor, Amosi tha se Ejlli ka mbetur i vetëm, ndërkohë që Maestro është i lëkundur.Sakaq Olta tha se Maestro nuk është i lëkundur, por nuk rri me anën e dobët.
Mëngjesin e sotëm, Kiara e piu kafen me grupin e Oltës. Ajo i tha Teas, Diolës dhe Nitës se sa herë ajo ulet në një tavolinë, ku prezente është Olta, kjo e fundit ngrihet.
Sipas Kiarës, kjo tregon që Olta është ajo që po tërhiqet dhe nuk përballet dhe jo ajo. Fakti që Kiara po qëndronte me Tean, çuditi Amosin, Kristin dhe Oltën. Madje Kristi, e cilësoi afrimitetin e tyre, si çudia e shekullit.