osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Procedohet penalisht deputeti Luciano Boçi, si “shtyrësi i të miturve në krim”

Procedohet penalisht deputeti Luciano Boçi, si “shtyrësi i të miturve në krim”

Në lidhje me protestën e zhvilluar në fshatin Mengël, Elbasan ditën e djeshme, Policia sqaron se:

Në përfundim të veprimeve të para hetimore nga Policia e Elbasanit u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shtyrja e të miturve në krim”, (neni 129) “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullimin e manifestim të paligjshëm”, “Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” për deputetin Luçiano Boçi dhe ndaj disa shtetasve të tjerë, të moshës nga 25 deri në 60 vjeç.

Policia e Shtetit ri-thekson edhe njëherë se nuk ka ushtruar asnjë lloj dhune, ndaj asnjë fëmije. Është pyetur në prani të të afërmve dhe psikologes, i mituri që u shfaq në disa media si i keqtrajtuar. Është kryer një akt ekspertimi për fëmijën, si dhe janë marrë në shqyrtim pamjet filmike në dispozicion. Nga të gjitha veprimet proceduriale të kryera, nuk rezulton që fëmija të jetë keqtrajtuar nga Policia apo të ketë ndonjë dëmtim.

Policia e Elbasanit edhe njëherë shpreh keqardhjen për akuzat e ngritura si dhe përpjekjen e bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, për të përbaltur punën e Policisë me qëllim pengimin në përmbushjen e misionit të saj, atë të shërbimit ndaj qytetarëve, të cilët për disa orë u penguan të qarkullonin në të dy kahet e aksit kombëtar Elbasan – Librazhd.