osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prizren/ Shtatoret e 3 liderëve historikë, Rama: Udhëheqës shenjues të kombit

Prizren/ Shtatoret e 3 liderëve historikë, Rama: Udhëheqës shenjues të kombit

Shtatoret e tre liderëve historikë, Ymer Prizreni, Abdyl Frashëri dhe Sylejman Vokshi u përuruan sot në Kompleksin Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në kuadër të shënimit të Vitit Mbarëkombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.Në ceremoninë e organizuar merrnin pjesë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, etj.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama theksoi se “sa u përuruan edhe tri shëmbëlltyrat e bronxta të udhëheqësve më shenjues të një lidhje që prej intensitetit të veprimtarisë së saj vetëmohuese e përgënjeshtroi njëherë e mirë tezën pothuajse raciste sipas të cilës shqiptarët nuk mund të ngrihen dhe të mbrothësojnë si komb më vete kinse nuk janë të prirur prej natyre të jenë të denjë për një shtet, për një qytetërim, për një rol qytetërues në kontinentin dhe rajonin ku jetojnë”.

“Qëllimi kësaj mbledhjeje sot për sot, shpallte Abdyl Frashëri këtu në Prizren në 10 qershor 1878 është t’u presë hovin armiqve të egër duke lidhur besën shqiptare dhe duke u betuar që t’i mbrojnë me gjak trojet që na kanë lënë gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë”, nënvizoi Rama.

Kryeministri Rama tha se “tri udhëheqësve Abdyl Frashërit, Ymer Prizreni dhe Sylejman Vokshit, por edhe secilit prej 110 delegatëve të Lidhjes sikur edhe mijëra e mijëra luftëtarëve të njohur e të panjohur të saj iu desh të sfidonin një betejë të lodhshme, të gjatë dhe të hidhur dhe plot të papritura ogurzeza pikërisht betejën mbi veten, mbi brengat e thëna e të pathëna një populli që është madhështor në përbashkim sa ç’është i prirur të përçahet kur egozimi i zë frymën dhe kur protagonizmi i shfrenuar i merr mendjen”.

“Ora e Shqipërisë e desh për fat që në ato muaj kritikë për kombin e rigjetur të tillë krerë të shfaqeshin përballë figura të tilla dhe përmes figurave të tilla si Abdyl Frashëri, Ymer Prizreni, Sulejman Vokshi, Zija Prishtina, Ahmet Koronica, Haxhi Zeka, Ali Ibra, Hasan Pashë Tetova, Mihal Harito, e shumë të tjerë por të gjithë figura që historia i gjen rrallë nuk do ti kemi gjithmonë për të na udhëhequr, sikur edhe çastet kritike i kemi pasur dhe i kemi me bollëk për të na vënë sprovë sot e gjithë ditën aftësinë tonë për të qenë shëmbëlltyrat e atyre që i përkujtojmë gjithmonë me nderim , por shpesh herë i harrojmë kur duhet përkushtim”, nënvizoi Rama.

I biri i Abdyl Frashërit, Mithat Frashëri, vijoi Rama, pati shkruar dikur se : “Pavarësia e Kosovës dhe shtetndërtimi i saj ishte amaneti dhe përmbushja e projektit të Lidhjes së Prizrenit. Kjo tokë , Kosova është trashëgimia më e vyer dhe për udhërrëfyesit e Lidhjes se Prizrenit është vetë udhërrëfim i artë i kombit shqiptar”.

“Si atëherë si sot nën petkun e dyshimtë të një ligësie ndërkombëtare , në fakt të nëpërkëmbur dhe për fat të keq sot e gjithë ditën të njollosur mu aty ku është e pamundur të imagjinohet përse Kosova përjeton një mohim , një mohim të papranueshëm atë të ndalimit të lëvizjes së lirë, si një popull që zgjodhi dhe çoi deri në fund rrugën e lirisë dhe bëri të mundur pavarësisë përmes kësaj rrugë dhe sot në mënyrë paradoksale gjendet në një rrethim sa absurd aq edhe të pajustifikueshëm për të gjithë bashkësinë ndërkombëtare”, theksoi kryeministri.

“Abdyl Frashëri na kishte paralajmëruar në fjalën e tij të janarit 1881 , mbajtur në orët më kritike të Lidhjes së Prizrenit , janë të shumtë smirëzinjtë vetëm ndaj faktit që ne ekzistojmë, ata kërkojnë të na grabisinin mendimin e ekzistencës tonë, le të mendojmë e të punojmë për vete e letë mos këtë asnjë ndryshim mes toskëve dhe gegëve dhe formojmë një Shqipëri të bashkuar duhet që asnjë pikë e Shqipërisë, asnjë qytet asnjë fshat shqiptar të mos u jepet vendeve me kombësi të huaj . Do të vijë dita , vazhdon më tej Abdyl Frashëri, kur Europa do të bindet se shqiptarët i shërbejnë çështjes së njerëzimit dhe qytetërimit më mirë se çdo popull tjetër i lindjes do të mbetemi përherë pararojë e Europës dhe gjithmonë të lidhur me Europën”, tha Rama.