Sali Berisha ka shpërthyer dje në akuza të forta ndaj biznesmenit Irfan Hysenbelliu. Mediat pranë ish-kryeministrit ditët e fundit kanë raportuar se në një kompleks të biznesmenit ka pasur një takim mes kreut demokrat Basha, kryebashkiakut Veliaj dhe kreut të grupit të PS, Taulant Balla.
Natyrisht që kjo është një shpifje e turpshme, sepse politikanët kanë qënë fara rastësisht në kohë të përafërt në një lokakl ku Hysenbelliu bënte pritje për fatkeqësinë që i kishte ndodhur, vdekjen e babait. Mirëpo plaku dixhital, nuk pyet, vazhdon punë edhe kur duhet te hesht, sajon, intrigon shpif dhe i publikon, si ushqim për turmat e çoroditura të demokratëve
Berisha është i bindur se ka pasur një takim dhe ka akuzuar biznesmenin se po bën rolin e Leondard Kokës, i cili pajtoi Ramën dhe Metën në darkën e Ngjalave. “Irfani u bë si Nar Koka, në darkën e ngjalave dhe i bashkoi të tre bashkë.
Darka i kushtoi bashkëpunimin mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës dhe hedhja në treg e të dhënave sensitive, ka lidhje me largimin e vëmendjes nga skandali i inceneratorëve, nga kjo darkë sekrete, nga skandale të tjera”, tha Berisha në “Zonë e Lirë”.
Sipas tij, këta përdorën metodën e plasjes së bombës në fjalë, për të shuar ato skandalet apo zhurmën e shkarkimit të Lulzim Bashës nga 44 mijë anëtarët e PD.
Berisha tha se e gjithë kjo ndodh pasi ata e dinë që në këtë vend nuk ka drejtësi, pasi SPAK është bërë SKAPI. Nga ana tjetër, ish-kryeministrit Sali Berisha ka vijuar kërcënimet për nisje protestash masive. Me anë të një postimi në rrjete sociale ish-kryeministri shprehet se protestat janë të vetmet që mund ta shpëtojnë Shqipërinë, teksa lajmëroi se data e protestës tjetër kombëtare do të jetë 8 janari.
“Protesta dhe vetëm protesta është shpëtimi i Shqipërisë. Gjithçka në duart e mafies dhe krimit të organizuar. Ky proces antikushtetues nisi me angazhimin direkt të Edi Ramës në plaçkitjen e 20 milionë deklaratave në serverin e tatimeve, dërgimin në selinë e PS në duart patronazhistëve dhe vazhdoi me publikimin e rrogave të mbi 600 mijë punonjësve publik dhe privat vendas dhe të huaj të Shqipërisë!
Ky megaskandal i pa ndodhur kund në botë është një thirrje, një kushtrim për opozitën dhe mbarë shoqërinë shqiptare të ngrihen në protestat më të fuqishme që vendi ka njohur këto 30 vite për përmbysjen sa më parë të regjimit mafioz kriminal”, tha Berisha.
Akuzat ndaj qeverisë
Dje Berisha ka lëshuar një numër të madh akuzash ndaj qeverisë. Ai ka deklaruar se shumë shpejt do të arrestohet edhe zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
“Ka mandat arresti nga një vend mik dhe për Arben Ahmetajn. Nga një vend këtu pranë. Për pastrim parash. Nuk është nga INTERPOL-i. Fondi për djegësin nuk është krijuar nga Lefter Koka por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj”, u shpreh Berisha. Po ashtu ai deklaroi se për Sekretarin e Përgjithshëm të Kryeministrit, Engjëll Agaçin, ka një urdhër arresti nga jashtë vendit.
“Ka një mandat arresti për Engjëll Agaçin nga një vend mik. Nuk është nga Interpol. Një gjë është e sigurt. Në djegë sa një strumbullar absolut është Engjëll Agaçin. Ky është njeriu i të gjitha Ka qenë në bordin e ARMOS, është arkitekt i mbylljes së dosjeve që Rama ja besoj për Bashën. Është në padinë e Bashës Engjëll Agaçi? Fondi për djegësin nuk është krijuar nga Lefter Koka por nga Edi Rama dhe Arben Ahmetaj”, tha Berisha.