osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Pritet tërmet në politikë: Mazhoranca hap rrugën për a.rrestimin e deputetëve! Prokuroria nuk do ketë nevojë të dorëzojë prova në Kuvend

Pritet tërmet në politikë: Mazhoranca hap rrugën për a.rrestimin e deputetëve! Prokuroria nuk do ketë nevojë të dorëzojë prova në Kuvend

Mazhoranca ka hapur dje rrugën për arrestimin e deputetëve dhe ministrave. Prej muajsh në Parlament po diskutohet rregullorja e re e Kuvendit, ku një pjesë e rëndësishme i kushtohet arrestimit të deputetëve. Pas tentativave për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, mazhoranca qeverisëse propozoi që prokuroria duhet të dorëzojë prova në Parlament në momentin që kërkon heqjen e imunitetit për deputetët.

Por një propozim i tillë shkaktoi mjaft debate dhe për këtë arsye mazhoranca është tërhequr. Kjo do të thotë se SPAK i ka dyert e hapura për të nisur reprezaljet në politikë. Sipas ndryshimeve të fundit, prokuroria nuk ka nevojë për të dorëzuar prova në rast se kërkon arrestimin e një deputeti apo ministri. Por kjo favorizon SPAK sepse akuzat ndaj deputetëve i ka Prokuroria Speciale. Vendimi u bë me dije ditën e djeshme nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja. Ky i fundit teksa ishte duke folur në komision zbuloi se Partia Socialiste është tërhequr nga nisma e saj për të shmangur debatin politik. “Grupi i PS-së me një vendimmarrje politike është tërhequr nga ndryshimi i nenit 118 dhe 119 edhe pse nuk janë në harmoni me Kushtetutën. Kemi rënë dakord që për të shmangur çdo debat propozuesit janë tërhequr dhe kur të jetë rasti aplikohet direkt Kushtetuta në hierarkinë e normës. Këto dy nene janë tërhequr propozuesit, unë nuk hedh në votim asnjë propozim përsa kohë nuk jam konsultuar me propozuesit që janë tërhequr. Sot për këto dy nene nuk dua asnjë lloj debati”, deklaroi ai. Nga ana tjetër, socialisti Manja kërkoi që neni që ka lidhje me arrestimin e deputetëve të merret siç shkruhet në Kushtetutë. “Merreni atë nen të Kushtetues dhe futeni në neni 118 me copy paste. Nuk ka nevojë për filozofi kjo”, deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja.

Hysi: Deputeti nuk ka imunitet

Pas zotit Manja, fjalën e mori nënkryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cila deklaroi se me ndryshimet e bëra në Kushtetutë deputetët nuk kanë më imunitet ndaj ndjekjes penale, ndërsa konfirmoi se prokuroria nuk ka më nevojë të paraqesë prova kur kërkon arrestimin e një deputeti apo ministri. “Atëherë propozimi është, që hiqet paragrafi i parë, ne nuk kemi nevojë për autorizim për ndjekjen penale. Kërkesa dhe dokumentet shoqëruese për dhënien e autorizimit për caktimin e masës sigurisë me burg apo në shtëpi apo kontrollit personal i paraqitet kryetarit të Kuvendit nga prokurori. Ai ia dërgon Këshillit për Mandatet dhe njofton deputetin. Këshilli brenda katër javëve harton një raport ku rekomandohet rrëzimi ose miratimi i dhënies së autorizimit të caktimit të masës së arrestit me burg apo në shtëpi. Në seancë i jepet fjala në fillim deputetit për të dhënë shpjegime, Kuvendi vendos me votim të hapur nëse do të jepet apo jo autorizimi për caktimin e masës së sigurimit ndaj deputetit apo kontrollit. Këto përcaktime zbatohen edhe anëtarit të Këshillit të Ministrave”, deklaroi deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi. Ndërkohë që, deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka kërkoi që ndryshimet që po i bëhen rregullores së Kuvendit të jenë në harmoni me Kushtetutën. “Unë sugjeroj që ne duhet të jemi korrekt dhe t’i përmbahemi parashikimeve të Kushtetutës, sikur janë atje t’i transfuzojmë direkt në rregulloren e Kuvendit”, deklaroi deputetja socialiste, Klotilda Bushka./Rigels Seliman