Pas kërkesës së SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e deputetit, Alqi Bllako, ka reaguar për herë të parë PS.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, është shprehur se PS nuk është mburojë për askënd. Ai tha se procedurat do të vijojnë pa asnjë pengesë dhe vonesë.
“Unë nuk jam i gëzuar për askënd që kërkohet një masë sigurie arrest me burg, në aspektin njerëzor, apo të qenit koleg, kështu që në aspektin njerëzor, nuk jam i gëzuar.
Por ka një aspekt tjetër, forca udhëheqëse në çuarjen përpara të reformës në drejtësi gjithmonë ka pasur qëllimin të vendoset para drejtësisë gjithkush, pa asnjë dallim nga krahu politik nga i cili vjen. PS ka vendosur vijë të kuqe me këdo.”, tha Balla.