Avokati i njohur Spartak Ngjela u shpreh se pas seksionit B, e ka radhën ai A, që mund të sjellë edhe revolta shoqërore për shkak të peshës së madhe që kanë personat që do të jenë subjekt i ligjit, që rrjedhin nga kjo kategori.
“Fakti i ri që ka dalë është se Uashingtoni nxori në parlament miliona dollarë për BKH. Fakti që mungon BKH ka një ngërç juridik. Te seksioni A janë multimilionerë dhe kanë lidhje me krimin e organizuar. Korrupsioni pa krimin e organizuar nuk bën dot gjë dhe e anasjellta. Në këtë momente jemi në sektorin B. Kur të kalojmë te sektori A, mund të ketë revolta shoqërore.
Pyetja është pse nuk e bënë revolucionin në datën 26. E lajmëroi Meta dhe Basha. Sepse në 27 erdhën 8000 trupa. Amerikën do mundin këta?! Dora e ligjit do shkojë deri te ish-kryeministrat. Ministrat e këtij janë të pambrojtur. Në momentin kur nuk isha prishur me këta më ka thënë më rrezikohen 3 ose 4 ministra. Reforma në Drejtësi në Shqipëri ka rrezuar dy kryeministra se nuk e pranonin. Vetëm ky e pranoi”, tha Ngjela.