Disa ditë më parë, në 8 qershor 2023, biznesmeni Vullnet Ademi ishte shenjestër e një atentati në Çair të Shkupit.
Ngjarja është mbuluar nga autoritetet policore dhe mediat.
Vullnet Ademi njihet si drejtor i BDI-së dhe ortak në biznes me Zv Ministrin e Punvë të Brendshme Nazim Bushi, i lakuar për korrupsion dhe luks të shfrenuar.
Kohë më parë u publikuan disa video ku Zv Ministri Bushi shfaqej në suitën presidenciale që kushton 20 mijë euro nata. Bushi shprehej që ishte me miq dhe ishte ftuar aty nga një biznesmen.
Sipas burimeve konfidenciale, Bushi ndodhej në Stamboll si i fuar i Sedat Peker, bashkë me Vullnet Ademin.
Prishja e pazareve mes Bushit dhe kokës se mafies turke Sedat Peker duket se ka sjell atentatin e parë ndaj njeriut që i prezantoi dhe i lidhi në biznes njëri me tjetrin.
Atentani duket se është një mesazh që hakmarrja për tradhtit sapo ka filluar.
Një dosje voluminoze në lidhje me biznesin e Pekerit në Maqedoni do të publikohet shumë shpejt në media, ku do shfaqen të gjith politikanët që i premtuan atij favore kundrejt pageses.