osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Prioritet, prodhimi i municioneve në ritmin që kërkon lufta në Ukrainë”! NATO: Bazë në Porto Romano? Presim ofertat e aleatëve

“Prioritet, prodhimi i municioneve në ritmin që kërkon lufta në Ukrainë”! NATO: Bazë në Porto Romano? Presim ofertat e aleatëve

Aleanca e Atlantikut të Veriut, NATO e ka vendosur ndër prioritetet e veta kryesore rritjen e prodhimit të armëve, nisur nga konflikti në Ukrainë.

Në një reagim për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, zyra e NATO-s në Bruksel u shpreh në lidhje me idenë e rivitalizimit të industrisë së armëve në Shqipëri se diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për “rritje të prodhimit të municioneve”.

“Rritja e prodhimit të armëve është një nga prioritetet kryesore të NATO-s. Siç tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në konferencën e tij për shtyp pas Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s në shkurt, diskutimet mes aleatëve vazhdojnë për “rritje të prodhimit të municioneve.

Në mënyrë që të rimbushim rezervat tona dhe të vazhdojmë të mbështesim Ukrainën, ne duhet të kalojmë nga ritmi i ngadaltë i kohës së paqes, në prodhimin me ritëm të lartë të kërkuar nga konflikti.

Për ta bërë këtë, prodhuesit kanë nevojë për kontrata të nënshkruara dhe vetëm në muajt e fundit, NATO ka rënë dakord për kontrata me vlerë dhjetë miliardë dollarë. Kjo ndihmon Ukrainën, e bën NATO-n më të fortë dhe ofron më shumë vende pune me aftësi të larta në Evropë dhe Amerikën e Veriut”, është qëndrimi i NATO-s.

Po ashtu, në prononcimin për ATSH, zyra e NATO-s në Bruksel thekson gjithashtu se ekspertët e saj janë duke vlerësuar mundësinë për të investuar në bazën detare të Durrësit, Porto Romano.

“Në lidhje me Porto Romanon, ne mirëpresim ofertat e aleatëve për të pritur objektet e NATO-s. Ekspertët tanë shikojnë të gjitha ofertat e tilla dhe më pas japin këshilla bazuar në kërkesat ushtarake të Aleancës”, vijon reagimi i NATO-s për Agjencinë Telegrafike Shqiptare.

Pyetur për hapjen së fundmi të bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë, zyra e NATO-s në Bruksel u shpreh se do i shërbejë vendit.

“Baza ajrore e Kuçovës do t’i shërbejë Shqipërisë dhe do të mbështesë logjistikën, operacionet ajrore, stërvitjen dhe stërvitjet e Aleancës së NATO-s”, bëri të ditur NATO për ATSH.