Një peticion online ka nisur të firmoset nga prindërit për të kundërshtuar mësimin me turne.
Në nisjen e vitit të ri shkollor, Ministria e Arsimit ka vendosur që të rikthejë mësimet me turne për shkak të pandemisë, por ky vendim ka nxitur reagimin e disa prindërve.
Sipas tyre fëmijët dhe adoleshentët janë më pak të riskuar nga pandemia dhe kërkojnë kthimin në normalitet.
Deri tani mbi 3200 prindër kanë firmosur online për kthimin e fëmijëve në shkolla me orë të plota dhe pa turne. Në vendin tonë janë mbi 300 shkolla që do ta zhvillojnë mësimin me turne.