Qeveria holandeze ka caktuar për familjen mbretërore një pagesë prej 1.6 milionë në vit në momëntin që pjestarët e saj mbushin 18 vjeç. Më 7 dhjetor të këtij viti Princesha Catharina Amalia e Holandës, vajza e madhe e mbretit William Alexander dhe mbretëreshës Maxima, do të mundet ta përfitojë këtë shumë parash pasi mbush 18 vjeç.
Por princesha nuk i dëshiron këto para, pasi ajo mendon se nuk ka bërë asgjë për t’u merituar ato para, për më tepër në këto kohë të vështira që bota po kalon për shkak të pandemisë.
Catharina Amalia i ka dërguar letër kryeministrit holandez Mark Rutte ku shkuan:
“Më 7 dhjetor 2021 do të bëhem 18 vjeç dhe sipas ligjit, do të marr një ndihmë. Kjo është diçka e pakëndshme, sidomos në një kohë të tillë ku mund të ofroj kaq pak në këmbim dhe kur studentët e tjerë po përjetojnë një periudhë shumë më të vështirë për shkak të Covid-19. Unë dua t’i fitoj ato para dhe t’i mos i marr me pa të drejtë”.