Revista prestigjioze e udhëtimeve “Condé Nast Traveller Germany” i ka kushtuar një artikull Shqipërisë si destinacioni i përvojave autentike të natyrës së egër. Kryeministri Edi Rama ndau artikullin në rrjete sociale, teksa vë theksin te destinacionet autentike të natyrës dhe mikpritja e veçantë në vend.
“Mirëmëngjes dhe me gjigantin e udhëtimeve “Condé Nast Traveller Germany”, që i kushton këtë superartikull Shqipërisë, si destinacioni i përvojave autentike të natyrës dhe një mikpritjeje të sinqertë, të cilat e bëjnë një prej destinacioneve të ardhshme më në zë të turizmit të Europës, me Vjosën si kartvizitë unikale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Shqipëria aktualisht është destinacioni turistik me rritje më të shpejtë në Evropë. Numri i gjermanëve që vizituan Shqipërinë në 2024 arriti në afro 400 mijë.