osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Presidentja kroate: BE-ja krijoi vakum të rrezikshëm në Ballkan! Polonia: Brukseli të hapë dyert

Presidentja kroate: BE-ja krijoi vakum të rrezikshëm në Ballkan! Polonia: Brukseli të hapë dyert

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen europiane ishte kryefjala e Samitit të Brdo-Brijunit që u zhvillua në Tiranë në drejtimin e Presidentit shqiptar Ilir Meta. Të pranishëm ishin presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, Presidenti i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Milorad Dodik i Bosnje-Hercegovinës, ndërsa i Maqedonisë Ivanov nuk ishte i pranishëm.

Duke qenë se ky samit përkonte më Javën e Europës, të ftuar ishin edhe shefja e politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dhe Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda.

Presidenti Meta kërkoi që konkluzionet e këtij takimi të dëgjohen më shumë nga vendet anëtarë të BE-së. Kreu i shtetit shqiptar deklaroi se samiti u zhvillua në një atmosferë pozitive. Presidenti i Sllovenisë Barut Pahor thotë se Parlamenti i ri Evropian i dalë pas zgjedhjeve të reja që do të mbahen në fund të majit, duhet të shohë arritjet dhe zhvillimin e Ballkanit Perëndimor, sa i përket progresit të bërë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Ndërkohë që presidentja kroate Grabar-Kitarovic theksoi se është e frikësuar me vakumin që BE-ja ka krijuar në Ballkanin Perëndimor. Megjithatë ajo shtoi se në gjysmën e dytë të vitit të ardhshëm kur Kroacia do të drejtojë Presidencën e BE-së do të organizojë një samit për integrimin e rajonit në BE.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, i ftuar nderi në Samtin e Brdo-Brijunit, është shprehur se në këtë samit janë diskutuar problemet që mund kenë shtetet me njëra-tjetrën, duke theksuar se zgjidhja e tyre do t’i shërbente për mirë vendeve të rajonit.

Duke u ndalur te dialogu Kosovë-Serbi, i pyetur nëse sot ishte gjetur ndonjë mënyrë më kreative si duhet të zhvillohet, Presidenti shqiptar Ilir Meta tha se “Duhet të theksoja rëndësinë që ne i kushtojnë Serbisë dhe Kosovë për të rinisur dialogut, ka qenë shumë e rëndësishme në samitin e Berlinit, por do jetë e posaçme në Paris. Atmosfera sot ka qenë mjaft konstruktive pavarësisht nga diferencat e ndryshme”. Samiti i radhës do të zhvillohet në Lubjanë.