Rreth një milion dëgjues më shumë se vitin e kaluar dhe boom në rrjetet sociale. Është rezultati i arritur nga fjalimi tradicional i fundvitit të presidentit të Italisë, Sergio Mattarella që pati këtë vit 10 milion e 525 mijë dëgjues në kanalet tradicionale (vitin e kaluar 9 milionë e 700 mijë) duke prekur rreth 40% të shpërndarjeve.
Vetëm në kanalin Twitter të Presidencës kishte regjistruar në mëngjes rreth 2 milionë e 150 mijë shikime.
Shifra është në rritje dhe është trefishuar në krahasim me vitin e kaluar. Mesazhi i djeshëm i Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella, u transmetua dje në rrjetet e unifikuara në Rai1, Rai2, Rai3 dhe Raineës24 dhe përsëri në Canale 5, Rete4 dhe La7 dhe zgjati saktësisht 14 minuta, shkruan TgCom24.
Në tërësi në kanalet e Rai-t, ka pasur 6 milionë 790 mijë shikues, me një shpërndarje prej 40%, në rritje – vë në dukje Viale Mazzini – krahasuar me vitin e kaluar.
Në veçanti, në Rai1 fjalimi i fundvitit i Mattarellas u pa nga 5 milionë 133 mijë spektatorë me një shpërndarje prej 30.3%, në Rai2 nga 777 mijë shikues (4.6%), në Rai3 nga 821 mijë shikues (4.8% ), RaiNeës24 regjistroi një pjesëmarrje prej 0.34% me 59 mijë persona të lidhur.
Në Canale 5 mesazhi i Kryetarit të Shtetit italian ka mbledhur 2 milionë e 634 mijë spektatorë të barabartë me 15.55%.
Në Retequattro ka arritur 359 mijë me 2.11%. Ka pasur 637 mijë shikues të cilët zgjodhën të ndjekin mesazhin e Mattarellës në La7 (3.76%). Mesazhi i djeshëm ishte më i dëgjuari dhe më i tuituari nga të katër fjalimet e Sergio Mattarellas.