osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

“Presidenti s’vepron me ushtri”! Ngjela: Nuk i takon Ilir Metës ta diskutojë legjitimitetin e Kuvendit

“Presidenti s’vepron me ushtri”! Ngjela: Nuk i takon Ilir Metës ta diskutojë legjitimitetin e Kuvendit

Avokati Spartak Ngjela kritikoi sot Presidentin Ilir Meta për qëndrimin që po mban ndaj procesit për shkarkimin e tij të nisur nga shumica socialiste në parlament.

Në disa deklarata për shtyp përmes zëdhënësit të tij, Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk do ta njohë vendimin e Kuvendit duke e konsideruar atë “jokushtetues” pasi “është njëpartiak” dhe “nuk përmban 140 deputetë”.

I ftuar gjatë edicionit qendror të lajmeve në Euronews Albania, së bashku me gazetarin Aleksandër Çipa, Ngjela tha se Presidenti nuk mund të vërë në diskutim ligjshmërinë e procesit apo legjitimitetin kushtetues të Kuvendit, pasi këtë gjë e ka në kompetencë vetëm Gjykata Kushtetuese.

Ngjela ironizoi se kompetencat e Presidentit janë vetëm formale dhe ai nuk mund të dalë mbi Gjykatën Kushtetuese.

“Karakterin normal ose jo të një akti juridik, është apo jo në frymën e Kushtetutës e ka Gjykata Kushtetuese jo Presidenti […] do të ishte shumë i saktë nëse do të thoshte të presim Gjykatën dhe unë do të mbrohem në Gjykatë, kjo do të ishte normale për një President, por ne s’e dëgjuam të fliste kështu,” – tha Ngjela.

“Atje mund t’i paraqesë dyshimet, provat, apo logjikën juridike se nuk ka bërë shkelje,” – vijoi avokati.

Sipas Ngjelës shkeljet e pretenduara nga shumica socialiste duhet të dërgohen më pas në Gjykatën Kushtetuese për t’u shqyrtuar njëherë e mirë pasi “shkeljet e rënda duan si arsyetim vetëm arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese”.

“Parlamenti është politik dhe nuk ka ndonjë përgjegjësi të madhe juridike,” – tha Ngjela, – “Herën e parë shumica socialiste nuk e kaloi në parlament pushimin [e Presidentit], këtë herë kam përshtypjen do ta kalojë, por nëse vendimin e shumicës e rrëzon më pas Gjykata Kushtetuese do jetë një vendim i rëndë për ta.”

Gazetari Eno Muja e pyeti avokatin Ngjela nëse përbëjnë shkelje vetëm deklaratat e Presidentit dhe Ngjela u përgjigj se “Presidenti mund të veprojë me deklarata, jo me ushtri”. Ai kujtoi se Presidenti ka bërë thirrje për dhunë.