osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenti nuk ka pse shpjegohet më për Teatrin!

Presidenti nuk ka pse shpjegohet më për Teatrin!

Kur Presidenti i një vendi merr një vendim si ai që ka marrë duhet të jetë i qartë dhe unë mendoj se Ilir Meta ka qenë shumë i qartë kur ka firmosur. Më i paqartë është pasi e ka firmosur dhe po përpiqet të shpjegohet sikur ka ndonjë hall.

 Mero Baze

Zakonisht kur përpiqesh të shpjegohesh e ke një hall. Ilir Meta nuk ka pse shpjegohet më për Teatrin. Të gjithë e kuptojmë arsyen e fortë politike që ai ka, për të mos e dekretuar projektn e shumicës në pushtet. Është një gjë aq e zakonshme dhe aq e pritëshme sa nuk kishte pse të pritej me aq emocion.

Shpjegimet e Presidentit po ashtu ishin aq të përgjithëshme, doktrinare dhe referuar “frymës” dhe jo neneve, sa ishte e qartë aryseja e atij akti.

Shpjegimi i sotëm që atë e kishte mahnitur një fakt nga një historian i ri, për bombardimet në qendër të Tiranës dhe se si anglezët kishin kundërshtuar Mehmet Shehun për bombardimet në qendër, ishte i tepërt.

Ishte i tepërt, jo për budallaqet që ju referohet si histori, por se ai nuk ka nevojë të nxjerr arsye të tjera për atë që ka bërë. Ka disa ditë që shpjegon dekretin, disa ditë që gjen nga një arsye tjetër, nga ato që ka shkruar për të bindur të gjithë pse e ka bërë .

Nuk është e nevojshme. Por dhe nëse ka nevojë edhe për argumente historiko militare, një president ka arkiva zyrtare , ka histori zyrtare, ka Akademi dhe mbi të gjitha  nuk ka pse pyet një njeri që çuditet se ka lexuar një libër.

Po të lexosh dhjetra, ose qindra nuk çuditesh më. As Presidenti nuk ka pse çuditet pse ka dëgjuar një broçkull të servirur si fakt historik. Po të lexoj pak më shumë, por dhe në rast se përton, nëse dëgjon pak më shumë, nuk do infektohet nga deliri i njerëzve që e caktojnë veten historian.

Kur Presidenti i një vendi merr një vendim si ai që ka marrë duhet të jetë i qartë dhe unë mendoj se Ilir Meta ka qenë shumë i qartë kur ka firmosur. Më i paqartë është pasi e ka firmosur dhe po përpiqet të shpjegohet sikur ka ndonjë hall.

Ndoshta dhe ka , por ajo që u bë, u bë. Nuk është ndonjë hata e madhe . Presidenti nuk ka pse shpjegohet më, për Teatrin. Nuk besoj se dikush është i paqartë. Më shumë dëm bëjnë këto shpjegimet, sidomos kur bazohen në broçkulla delirantësh.