osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenti nis këngën “dridhe Like”, ish kryeministri sulmon SHBA, si të painformuar por… dosja ruse e Berishës dhe Metës në Tiranë!

Presidenti nis këngën “dridhe Like”, ish kryeministri sulmon SHBA, si të painformuar por… dosja ruse e Berishës dhe Metës në Tiranë!

Organet ligjzbatuese amerikane kanë sjellë në Shqipëri të kopsitur dosjen e bashkëpunimit të ish kryeministrit demokrat me shërbimet sekrete ruse dhe rrjedhjen e informacioneve të NATO-s drejt Moskës. Por dhe dosjen e lobimit të ish kreut të LSI në SHBA me paratë e oligarkëve dhe njërëzve rusë të krimit, bashkëpunimin me Gruevskin për zgjerimin e ndikimit të Rusisë në Ballkan, dhe informacionet e përcjella tek shërbimet sekrete ruse përmes drejtorit të kabinetit në Presidencë. Ky është shkaku që Berisha zbut tonet ndaj SHBA dhe thotë se janë të painformuar, apo Meta që është kthyer në një politikan me “vokacion” Perëndimor

Kush mendon se organet ligjzbatuese amerikane dhe vetë administrata amerikane harron, është shumë i gabuar. Ajo ndonjëherë vonon, por kurrë nuk harron.

Ndonëse nga një vend i vogël, maskarenjtë e politikës shqiptare kanë një nam të madh për bëmat e tyre, aq sa e kanë detyruar shpeshherë Uashingtonin zyrtar të marrë masa drastike ndaj tyre.

Kujtojmë rastin e parë të firmosjes dhe prononcimit të sekretarit amerikan të shtetit për shpalljen “non grata” në SHBA të ish Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe familjes së tij.

Po ashtu dhe të shpalljes të padëshirueshëm në SHBA të Sali Berishës dhe familjet së tij biologjike, duke ua ndaluar për një afat të pacaktuar hyrjen në këtë vend.

Ndërkohë që të gjithë po merreshin me djegien e mandateve, kaloi si pa vënë re një deklaratë e Berishës, e vetmja e dhënë që nga momenti i protestave të opozitës, për ndërkombëtarët, teksa deklaroi se SHBA është e painfoirmuar për çfarë ndodh në Shqipëri.

Kush e njeh Berishën dhe strategjinë e tij politike ndër vite e di se ai godet për llogari të vet, duke shfrytëzuar një ngjarje krejtësisht tjetër. Dhe në rastin konkret, Berisha godet SHBA jo për kundërshtimin e saj për djegien e mandateve dhe protestat e dhunshme të opozitës, por sepse organet ligjzbatuese amerikane kanë sjellë një dosje kundër Berishës.

Bëhet fjalë për dosjen ruse të ish kryeministrit, i cili në vitet që ka qënë në pushtet ka “flirtuar” aq shumë me shërbimet sekrete të Rusisë, sa nuk ka lënë informacion të NATO-s që i ka rënë në dorë, pa ja dërguar Moskës. I ndihmuar dhe nga ish kreu i SHISH Vishoi Ajazi Lika, që për ironi të fatit sot është ambasador i Ramës në NATO.

Nga ana tjetër dhe Ilir Meta ka bërë një ‘kthesë historike” në qëndrimet e tij ndaj partnerëve tanë ndërkombëtarë, sidomos pas kthimit të tij nga SHBA ku mori pjesë në të tre vaktet e lutjeve.

Presidenti ka kohë që ka nisur këngën “dridhe Like”, duke qënë në të gjitha rastet publikisht njësh me deklaratat e SHBA, madje dhe kundër gruas së tij Monika, kryetare e LSI në opozitë.

Dosja ruse e Metës ka ardhur para asaj të Berishës dhe përmban lobimin në SHBA me financim nga oligarkët e njerëzit e krimit të Rusisë, bashkëpunim me Gruevskin për zgjerimin e ndikimit rus në Ballkan.

Por përmban dhe rrjedhjen e informacioneve sekrete në drejtim të Rusisë përmes drejtorit të kabinetit të Presidencës, Arben Cici, një spiun i hershëm rus. Ndaj Meta është bërë një politikan me “vokacion” pro-perëndimor kohët e fundit./Pamfleti