osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenti me kompanitë e kromit dhe kryebashkiaku i LSI po fundosin Bulqizën. Galeritë e Ilir Metës s’mbajnë 7-katshet e Damzit

Presidenti me kompanitë e kromit dhe kryebashkiaku i LSI po fundosin Bulqizën. Galeritë e Ilir Metës s’mbajnë 7-katshet e Damzit

Bulqiza është e masakruara e madhe e periudhës para dhe pas komuniste, pasi me gjithë ato pasuri nëntokësore që ka, duhej të ishte e “bukura e dheut”, ndërsa është qyteti më i varfër.

E krijuar si qytezë punëtore gjatë regjimit komunist për shkak të rezervave të mëdha të kromit të pastër, nëntoka e saj është e mbushur me galeri dhe tunele ku nxirret minerali.

Por nëse gjatë regjimit komunist kishte një mbikqyrje të rreptë teknike, duke e mirëmbajtur dhe duke bërë shpime të studiuara, pas viteve ’90-të filloi shfrytëzimi barbar dhe pa kriter i nëntokës së Bulqizës.

Nëse mediat kanë qënë të zëna deri më tani me pamjet “ekzotike” të fëmijëve që mbledhin krom në sipërfaqe, për ta shitur dhe shtuar të ardhurat familjare, tashmë ekziston një rrezik tjetër.

Oligarkët e rinj të industrisë nxjerrëse të komit, duke filluar nga Ilir Meta, kompanitë e të cilit shfrytëzojnë nëntokën e Bulqizës, dhe përfunduar tek Përparim Spahiu ish deputeti i LSI i kësaj zone, njëherësh dhe ish shoku i klasës së Ilir Metës, e kanë bërë “shportë” nëntokën.

Për pasojë ekziston rreziku i bazuar që qyteti i Bulqizës të fundoset përfundimisht me gjithë pallate dhe njerëz brenda, duke paralajmëruar një katastrofë kombëtare dhe njerëzore.

Ekspertët kanë lëshuar alarmin se qyteti i vjetër i Bulqizës rrezikon të fundoset dhe për këtë kërkojnë një analizë të thelluar gjeomorfologjike dhe teknike të terrenit ku është shtrirë ky qytet.

Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për Bulqizën e vjetër por ka dhe rrëshqitje në rrugë, sinjali i parë që tregon rrezikun e fundosjes së të gjithë qytetit të minatorëve.

Por rreziku bëhet akoma më emergjent për këtë qytet në buzë të katastrofës, pasi situatën e rëndon akoma më shumë dhe kryebashkiaku i Bulqizës, Melaim Damzi, përfaqësues i LSI.

Bashkia e qytetit e drejtuar nga Damzi i LSI ka dhënë pafund leje ndërtimi, disa prej të cilave deri në 7 kate, ndërsa ka akoma në proces leje të tjera ndërtimi, duke sjellë një rezik të vazhdueshëm për Bulqizën, të ngritur mbi galeritë ku nxirret kromi.

Situata është alarmante, pasi për shkak të shfrytëzimit pa kriter dhe pa projekt, nuk dihet se deri ku janë shtrirë galeritë nxjerrjes së kromit poshtë qytetit të Bulqizës, duke ekspozuar banorët e këtij qyteti përpara një rreziku të madh për jetën e tyre.

Ndërkohë, ka ardhur koha që Meta dhe Monika, përpara se të qahen për varfërinë në Bulqizë dhe në të gjithë vendin, të bëjnë një “pauze” me kompaninë e tyre të nxjerrjes së kromit, derisa të ketë sëpaku një studim mirëfillimi për rrezikun e fundosjes së Bulqizës./Pamfleti