osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenti ka filluar të shohë ëndrra të këqija, të rrijë i qetë dhe të vazhdojë detyrën!

Presidenti ka filluar të shohë ëndrra të këqija, të rrijë i qetë dhe të vazhdojë detyrën!

Socialistët i janë përgjigjur dje presidentit Ilir Meta, pas kërcënimeve që lëshoi ai pak ditë më parë me dorëheqje apo vetëvrasje. Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se Meta gabon me deklarata e tij, pasi Parlamenti është legjitim.

Madje sipas tij, ky Parlament e emëroi atë president. “Presidenti është votuar nga një Parlament që është legjitim dhe nëse do të thirret një tavolinë për dialog atëherë mund të ulemi me thirrje të Presidentit. Meta tha të kundërtën Parlamenti është legjitim me 82 vota, ai është votuar nga një Parlament legjitim. Presidenti të bëjë detyrën e tij, pse duhet të japë dorëheqjen”, tha Ahmetaj.

Një reagim ndaj tij pati dhe nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Në mbyllje të Kongresit ai u pyet nga gazetarët për deklaratën e Metës, ndërsa u përgjigj se presidenti duhet të rrijë i qetë pasi Shqipëria është vend anëtar i NATO-s dhe deklaratën e presidentit e quajti thjesht si “ëndërr të keqe”.

“Sipas fjalës së kryeministrit, Edi Rama, i cili ishte sot vetëm 50 metra në vijë ajrore nga presidenca dhe besoj se edhe presidenti është qetësuar, sepse Shqipëria është vend anëtar i NATO-s. Dhe besoj se është qetësuar për ëndrrat e këqija që kish parë para pak ditësh”, tha mes tjerash Balla.

I pyetur mbi deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, i cili e komentoi ndryshe sfidën e kryeministrit për opozitën, Balla tha se deklarata e kryeministrit Edi Rama ishte shumë e qartë.

“Rama ishte shumë i qartë ftesa jonë për opozitën për të marrë pjesë në zgjedhje ishte shumë kuptimplotë. Të marrin pjesë në zgjedhje nëse marrin një bashki më shumë se ne, të shkojmë pastaj në zgjedhje”, theksoi Balla. Situata në politikën shqiptare është përkeqësuar shumë ditët e fundit.

Por futja në lojë e Metës i trazoi më keq ujërat. Presidenti u duk qartë se është krah opozitës dhe është gati të bëjë gjithçka për të destabilizuar vendin.