osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Presidenti i ri, disa organizata të shoqërisë civile i dërgojnë letër Kryetares së Kuvendit, propozojnë si kandidat për President Përparim Kalo

Presidenti i ri, disa organizata të shoqërisë civile i dërgojnë letër Kryetares së Kuvendit, propozojnë si kandidat për President Përparim Kalo

Përparim Kalo, një ndër avokatët e njohur, aktualisht gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, është mbështetur nga organizata me peshë që veprojnë në fushën e ligjit e të shërbimeve ligjore, studimeve ndërkombëtare, atë të të drejtave të njeriut, të ndërmjetësimit etj.

“Mbështetur në përvojën e tij si jurist dhe punën në institucionet shtetërore, integritetin personal e profesional, pavarësinë nga politika dhe përkushtimin e treguar në interes të zhvillimit të vendit, në përgjigje të ftesës që ju bë shoqërisë civile për mendim, propozojmë z. Përparim Kalo si një figurë me dinjitetin e duhur për të qenë President i Republikës së Shqipërisë,” thuhet në letrën e përbashkët të nënshkruar nga 5 prej organizatave të lartpërmendura. Kalo, 64 vjeç, është shquar në komunitetin e avokatisë dhe mban lidhje të ngushta me organizata kombëtare e ndërkombëtare prej vitesh.

Ai ka shërbyer edhe si Konsull Nderi i Mbretërisë së Danimarkës në Shqipëri. “Ai di të qëndrojë mbi partitë politike dhe të përputhë interesat e shtetasve me ato të politikës, por brenda normave kushtetuese, çka është me rëndësi kur kemi parasysh funksionet rëndësishme që ushtron Presidenti i Republikës,” thuhet në letrën e njërës organizatë.

Një tjetër organizatë thekson mbështetjen që Kalo i ka dhënë kauzës së ndihmës humanitare të emigrantëve nga Kosova të ardhur në Shqipëri gjatë luftës në vitin 1999 si dhe nënvizoi pavarësinë e tij nga politika. “Ai ka qenë flamurtar në iniciativat nxitëse të përgjegjësisë sociale të biznesit dhe të fushatave për fytyrën njerëzore të biznesit si dhe në luftën për mbrojtjen e mjedisit dhe atë kundër korrupsionit,Ai është personi i duhur për të mbrojtur interesat e Shqipërisë e të Shqiptarëve kudo që ata jetojnë.”, thuhet më tej në letrën e saj.

Kalo ka qenë një ndër themeluesit e qendrës së zgjidhjes së mosmarrëveshjeve, projekt i mbështetur nga qeveria e Danimarkës dhe kontribuoi rreth 7 vjet si anëtar bordi, si dhe në hartimin e ligjit për ndërmjetësimin, sëbashku me jurist të shquar vendas dhe ekspertë të huaj, thuhet në letrën e një tjetër organizate. Në fillim të këtij muaji, një burim diplomatik në Tiranë i tha “Tirana Times” se dihet që zgjedhja e kryetarit të ri të shtetit është në dorë të Kuvendit. Megjithatë,Kalo shihet si figurë e admirueshme.

“Në të vërtetë ne dëshirojmë të shohim një president të respektuar e me autoritet, integritet dhe që sigurisht qëndron mbi partitë politike”, vuri në dukje burimi në fjalë. “Tirana Times” nga ana e vet i kushtoi një editorial Kalos në një numër të mëparshëm të këtij muaji.

“Arsyet që e bëjnë z. Kalo kandidat të përshtatshëm dhe të vlerësuar nga të gjithë janë autoriteti dhe integriteti i tij.” thuhej në atë editorial. Kalo ka kryer studime universitare e pasuniversitare në Shqipëri dhe më pas ka fituar titull Master për të drejtën amerikane dhe ndërkombëtare në kuadrin e një programi të kombinuar nga Universitetet e Suffolk Boston me ato të Budapestit dhe Lundit, Suedi. Në karrierën e tij profesionale shënohet zyra e avokatisë Kalo and Associates, e themeluar prej tij.

Ajo është mjaft e vlerësuar dhe përfaqëson e këshillon disa nga shoqëritë dhe organizatat më të mëdha botërore si dhe bizneset dhe sektorin publik në Shqipëri. Kalo njihet edhe si mbështetës i trashëgimisë kulturore dhe sidomos i arteve pamore, të cilën e kryen me pasion nëpërmjet fondacionit të artit dhe galerisë që mban emrin e tij, por ka mbështetur edhe Galerinë Kombëtare të Arteve dhe institucione të tjera publike. Ai është dekretuar nga Mbretëresha e Danimarkës dhe dekoruar nga Presidenti i Austrisë si dhe ka marrë çmime e vlerësime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Kuvendi pritet të shqyrtojë disa propozime dhe ti fusë ato në votim. Sipas Kushtetutës, presidenti konsiderohet figurë që duhet të përfaqësojë unitetin e popullit, pra idealisht nuk duhet të jetë aktor politik. Ndërkohë që zgjedhja e tij në të kaluarën ka qenë zakonisht produkt i politikës, tashmë në rend të ditës duket se ka dalë nevoja për të zgjedhur një person jashtë politikës, me profil si ai i Kalos.