Skuadra nga Superliga e Turqisë, Adana Demirspor siguroi kualifikimin në raundin tjetër të UEFA Conference League pasi mposhti 2 me 1 ekipin nga Rumania, CFR Cluj.
Një moment tejet interesant ka ndodhur pas ndeshjes. Ku presidenti i klubit turk, Murat Sancak iu afrua mbrojtësit shqiptar, Arlind Ajeti dhe nuk e l’shonte më, shkruan LIG Sport
Madje ai thirri edhe trajnerin për t’u afruar te futbollisti. Dhe dikush nga stafi shkoi për ta dëgjuar presidentin e klubit.
“Duhet ta marrim këtë”, i thotë presidenti një pjesëtari të klubit, i cili ia lexon emrin lojtarit shqiptar në fanellë.
Kujtojmë që Arlind Ajeti te skuadr e CFR Cluj u transferua para disa dite dhe po bën paraqitje fantastike.