Presidenti i Këshillit Europian Tusk ka mbërritur në Tiranë. Ai ka takuar kryeministrin Edi Rama në orën 15.00.
Presidenti i Këshillit të Europës Donald Tusk, vjen sot në Tiranë, në kohën kur BE duhet të marrë një vendim për Shqipërinë për negociatat. Zyrtari i lartë i BE pritet në orën 15:00 nga kryeministri Edi Rama, ndërsa do të ketë dhe takime me aktorët politikë kryesor në vend.
Pas takimit me kryeministrin, kreu i KiE do të mbajë edhe një konferencë për mediat. Vizita e kreut të KE në Tiranë vjen vetëm një muaj para vendimit të Këshillit Evropian për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Paraditen e sotme Tusk do ishte në Maqedoninë e Veriut me të njëjtën axhendë. Në 18 tetor, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin përgjigje përfundimtare nga Europa e Bashkuar për negociatat me BE-në.