Fotografia tregon ndër njerëzit e tjerë dhe një burrë kokëulur, që shkon në punë me një çantë shpine.
Në dorë mban ushqimin që merr me vete për pushimin e drekës .
E gjithë kjo do të ishte një dukuri normale nëse ky njeri nuk do të ishte Alexander Van der Belen, Presidenti i Austrisë.
Ai nuk ka shoqërues dhe sigurim rreth tij, rrugët nuk janë të mbyllura dhe kalimtarët nuk ndalohen anash kur ai kalon.
Ai ecën në heshtje dhe pa u vënë re mes popullit të tij, në një vend ku të ardhurat për frymë janë 47,188 dollarë dhe GDP-ja 403,768 miliardë dollarë.