Sipas burimeve, Meta ka humbur kontrollin pasi ditët e fundit, Lulzim Basha, ka informuar rrethin e tij të ngushtë se Ilir Meta i ka ditêt e numëruara në politikën shqiptare. Basha ka informuar të vetët se Meta shumë shpejt do të shpallet non grata nga SHBA bashkën me Monikën, për korrupsion madhor, konspiracion, trafiqe, shantazhe deri tek implikimi në vrasje.
Pas Sali Berishës, edhe aleati i tij Ilir Meta në frontin anti-amerikan, ka nisur një fushatë sulmesh ndaj Lulzim Bashës, i cili ka sfiduar hapur treshen Rama-Berisha-Meta si Trekëndëshi i Bermundës dhe trinomi i së keqes në Shqipëri. Fillimisht Ilir Meta tentoi të ironizonte Bashën, duke thënë se ai e kishte inat për shkak të afërsisë së tij me Berishën.
“Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj jo thjesht ndaj demokratëve në parlament, por sidomos ndaj liderit historik, zotit Berisha duke i dhënë mundësinë të shprehë pa kufizim në tërësi mendimet dhe qëndrimet e tij politike”, tha Meta. Pas këtij mesazhi, Meta i lëshoi Bashës, bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, e cila shpërtheu në akuza ndaj kreut të opozitës.
Në të njëjtën kohë, Meta hodhi në sulm ndaj Bashës edhe stafin e Presidencës dhe anëtarët që i kanë mbetur pas shpërbërjes së bandës së tij, LSI. Ilir Meta humbi kontrollin ditën e djeshme, në hollin e një hoteli në Tiranë.
Presidenti kapi për krahu deputetin e PD-së, Agron Gjekmarkaj, e tërhoqi në një cep, dhe shpërtheu me zë të lartë në sharje dhe ofendime të rënda ndaj Luzim Bashës. Të pranishmit mbetën të habitur nga shpërthimi i Metës, i cili porositi Gjekmarkajn t’i përcillte Bashës sharjet dhe kërcënimet me jetë.
Po pse Meta po kërcënon Bashën?
Sipas burimeve, Meta ka humbur kontrollin pasi ditët e fundit, Lulzim Basha, ka informuar rrethin e tij të ngushtë se Ilir Meta i ka ditêt e numëruara në politikën shqiptare.
Basha ka informuar të vetët se Meta shumë shpejt do të shpallet non grata nga SHBA bashkën me Monikën, për korrupsion madhor, konspiracion, trafiqe, shantazhe deri tek implikimi në vrasje. Basha ka informuar të vetët edhe për planin e arrestimit të Ilir Metës nga SPAK pas shpalljes non grata. Meta dyshon gjithashtu se Basha po lobon tek një anëtare e Gjykatës Kushtetuese, për të votuar pro shkarkimit të tij si President në janar 2022./Pamfleti