osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenti dhe pasuria fundosin Gentjan Osmanin ish prokurorin e Metës

Presidenti dhe pasuria fundosin Gentjan Osmanin ish prokurorin e Metës

Gentjan Osmani, i cili njihet si prokurori i Ilir Metës, pasi e amnistoi nga hetimet, do të përballet sërish me Vettingun.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit(KPA) ka njoftuar se në dt. 11.7.2019, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike, subjekti i rivlerësimit, Gentjan Osmani.

Gjykimi i tij do të bëhet pas ankimimit që Komisioneri Publik ka bërë kundër vendimit nr.61, date 02.08.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit(LPK).

Prokurori i Krimeve të Rënda, njëherësh edhe anëtari i KLP-së, Gentjan Osmani, do të gjykohet nga trupi gjykues i përbërë nga Natasha Mulaj, kryesuese, Ina Rama, relatore dhe gjyqtarët Rezarta Schuetz, Albana Shtylla e Ardian Hajdari.

20 mijë euro hua të dyshimta dhe gënjeshtrat për apartamentin

Komisioneri Publik, thotë në ankesën e tij pranë KPA-së, se prokurori Osmani nuk kishte mundur të provonte të kundërtën e gjetjeve të hetimit të KPK-së dhe se argumentet e tij kishin qenë deklarative dhe nuk duhej të ishin marrë parasysh nga KPK.

Sipas komisionerit Sina, Osmani nuk ka paraqitur asnjë dokument ligjor justifikues, që të vërtetojë dhe provojë marrëdhënien e huas, palët apo mënyrën e marrjes dhe shlyerjes së saj për shumën 20 mijë euro.

Për me tepër rezulton se huadhënësi nuk i kishte mundësitë ekonomike.

“Konstatojmë gjithashtu se subjekti, në analizën financiare të paraqitur në përgjigje të rezultateve të hetimit administrativ, ka paraqitur fakte të ndryshme nga çfarë ka deklaruar në deklaratat periodike vjetore”, ka konstatuar Komisioneri Dariel Sina. Sipas këtij të fundit, Osmanit, i mungonin rreth 3 milion lekë për të justifikuar shpenzimet e jetesës, pagesat e huasë, kursimet e mbajtura në bankë dhe në shtëpi dhe këstet e kredisë.

Gjithashtu, komisioneri Publik ka konstatuar se prokurori Gentjan Osmani nuk kishte justifikuar mjaftueshëm as dhurimin e marrë nga bashkëshortja prej prindërve të 1.5 milion lekëve.

Por edhe prindërit e bashkëshortes, sipas KP, nuk kishin të ardhura të mjaftueshme për të justifikuar dhurimin.

Prokurori Gentjan Osmani nuk ka arritur të justifikojë edhe pagesën e një kësti për apartamentin.

Bëhet fjalë për një shumë prej rreth 700 mijë lekësh në vitin 2009 bazuar në pagesën e një kësti 32.680 mijë euro për apartamentin.

Sipas komisionerit Publik, Dariel Sina, bazuar në analizën financiare edhe nëse dy shumat e mësipërme merren të mirëqenë, përsëri Osmanit i mungonin burimet e ligjshme për vitet 2005-2013, pasi ai rezultonte me minus 3.760.305 lekë.