Policia e Shtetit dhe drejtuesit e Guardia di Finanza të Italisë, bënë publike shifrat e luftës kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit në Shqipëri për këtë vit.
Në një konferencë të organizuar dje në Tiranë, sipas të dhënave që u prezantuan, në vitin 2021 në brigjet italiane janë kapur sasi të vogla kanabisi, e cila sipas zyrtarëve italianë, nënkupton një përpjekje më të fortë të autoriteteve shqiptare kundër këtij fenomeni.
Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano, në lidhje me këtë të dhënë, u shpreh se ka pasur një rënie të trafikimit të lëndëve narkotike.
“Gjatë periudhës referuese bazuar në statistikat e kolegëve italianë, kemi një rënie të trafikimit drejt tyre me 100%, nga 911 kg në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në zero gjatë këtij viti”, tha ai. Këto të dhëna, u konfirmuan edhe nga gjenerali i Guardia di Finanza-s, Giuseppe Arbore, i cili nënvizoi se nga 1 janari deri në 31 tetor 2021, nuk ka pasur sekuestrime substancash narkotike të llojin marijuanë në Itali, me origjinë nga Shqipëria, si vend prodhues ose transit.
Ndërkohë, presidenti Ilir Meta, ka reaguar lidhur me një sasi droge të sekuestruar në Izmir, që flitet se është produkt shqiptarë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai u shpreh se kjo tregon se prodhimi i lëndëve narkotike vijon me ritme të larta. Meta theksoi, se qeveria dhe organet e tjera ligjzbatuese duhet që të marrin masa.
“Me mjaft shqetësim kam përcjellë kapjen pranë Izmirit të një sasie rekord droge të nisur në rrugë detare nga Shqipëria. 1,5 ton drogë përbën një nga sasitë më të mëdha të trafikuar nga Shqipëria në Turqi në rrugë detare, ç’ka tregon se prodhimi i hashashit, në këtë rast i llojit më të fundit skunk, dhe trafikimi i tij nga grupet e krimit të organizuar, vijon me ritme të larta në vend.
I bëj thirrje Qeverisë, institucioneve ligjzbatuese dhe të sigurisë në vend, që të tregojnë vullnetin e duhur politik, si dhe të forcojnë kapacitetet profesionale dhe bashkëveprimin në terren, për të parandaluar raste të tilla, që përbëjnë rekorde të zeza për vendin”, tha ai.
Mirëpo Meta si i çoroditur mendrisht duhet të mësoi se Shqipëria nuk ka asnjë lidhje detare me Turqinë dhe pallavrat për drogë të nisur me rrugue detare bga Shqipëria nue Izmir janë shaka të rëndomta.