osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidencë apo rezidencë k.riminale? Shorti i anëtarëve të KED, u hodh nga një drejtor i LSI, dënuar burg për vjedhje pronash

Presidencë apo rezidencë k.riminale? Shorti i anëtarëve të KED, u hodh nga një drejtor i LSI, dënuar burg për vjedhje pronash

Skandal/ Presidenti Ilir Meta, autorizoi për këtë proces, Këshillatrin e tij Juridik, Bledar Dervishaj, i cili rezulton se gjatë detyrës Drejtor i Pronave Qarku-Tiranë në pushtetin PD-LSI, është dënuar me burg me Vendim të Formës së Prerë Nr.323, datë 30.07.2012; por pas lirimit, me Dëshmi Penaliteti False nr. Nr. 3734/1 Prot., datë 19.05.2016, Ylli Manjani e emëroi Këshilltar Juridik, Drejtor Kabineti e Drejtor Licensash të Noterëve; ndërsa më 2017, Ilir Meta e emëroi Këshilltar Juridik

Shorti i anëtarëve të KED, u hodh nga një drejtor i LSI, dënuar burg për vjedhje pronash

Katër ditë më parë, në selinë e Presidencës, është hedhur shorti për anëtarët që do të drejtojnë Këshillin e Emërimeve në Drejtësi (KED), gjatë mandatit të vitit 2021.

Procesi u transmetua “live” në media dhe rezultoi se ishte transparent; mirëpo mediat qeveritare e ato opozitare, “nuk vunë re” një skandal të rëndë për sistemin e ri të drejtësisë dhe vetë shtetin, me autor Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Skandali është ky:

Përfaqësuesi i autorizuar nga Ilir Meta, që më 4 dhjetor 2020, organizoi, drejtoi dhe mbikëqyri shortin e përzgjedhjes së anëtarëve të rinj të KED; ishte Bledar Dervishaj, me detyrë Këshilltar i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike e të Drejtave të Njeriut në Presidencë.

Ky zyrtar i lartë i Presidencës, sipas dosjeve të Prokurorisë, Gjykatës së Faktit e Gjykatës së Apelit-Tiranë dhe Gjykatës së Lartë e asaj Kushtetuese (rekurse), rezulton i dënuar me burg, gjatë detyrës si sh-drejtor i Komisionit të Pronave-Qarkut në pushtetin PD-LSI.

Mirëpo çuditërisht, pas daljes nga burgu u punësua “Drejtor Juridik në LSI”; e më pas, u emërua Drejtor Kabineti i Ylli Manjanit dhe Drejtor Licensash i Noterëve në Ministrinë e Drejtësisë.

Për të qenë në rregull me ligjin e dekriminalizimit, ministri Ylli Manjani e pajisi me Dëshmi Penaliteti False Nr. 3734/1 Prot., datë 19.05.2016; ndërsa prej 3 vitesh, Ilir Meta e ka bërë pjesë të Kabinetit Presidencial, me detyrë Këshilltar i Çështjeve Ligjore, Administratës Publike e të Drejtave të Njeriut.

Komentet janë të tepërta, por duke dëgjuar Ilir Metën, që ulërin e “përbetohet”, në mbrojtje të Kushtetutës, pastrim të zyrave të shtetit nga eksponentët e krimit e korrupsionit, të lind kjo pyetje: – Instituconi që drejton Ilir Meta, është Presaidencë apo “strehë” krimi?/Pamfleti