osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenca, tezgë pazaresh: Meta shfaq “dashurinë” për Xhafajn

Presidenca, tezgë pazaresh: Meta shfaq “dashurinë” për Xhafajn

Kërkesa e kryeministrit Rama për të dekretuar Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm, duket se po përdoret nga kreu i shtetit si tentativë për të bllokuar sërish punën e qeverisë.

Gazeta Sot, shkruan se Meta ka tentuar të bëjë pazare me Ramën për shumë çështje, dhe rasti i Sandër Lleshit është një i tillë. Kreu i shtetit kërkoi pazare për drejtimin e SHISH dhe për shkak se Rama nuk pranoi e ka bllokuar dekretimin e Helidon Bendos. Po ashtu ka kërkuar pazare për kreun e KLSH dhe për kreun e Bankës së Shqipërisë. Meta i ka kërkuar Ramës në tavolinë që të emërojë ai një njeri pranë tij ose në krye të SHISH ose në krye të KLSH. Për të dyja këto institucione është refuzuar nga kreu i qeverisë. Po për të njëjtën gjë ka bllokuar paktin me Greqinë, pasi po i ushtron presion Ramës të lëshojë pe.

Në qarqet mediatike disa ditë me parë thuhej se Xhafaj dhe Meta kishin nisur një partneritet të fortë bashkë dhe kjo po dëshmohej nga dita në ditë. Por tashmë që Rama u prishi planet, kreu i shteti po tregohet kryeneç duke dhënë mesazhe se ai mund të bllokojë qeverinë. Por me të gjitha këto lëvizje duket sikur Presidenca është kthyer në çerdhe pazaresh.

Ndonëse ishin armiq sa i takon reformës në drejtësi, Meta dhe Xhafaj kohët e fundit janë bërë miq. Edhe pse si PD ashtu dhe shumë emra brenda PS u gëzuan nga largimi i Xhafajt, të vetmit që u pikëlluan ishin përfaqësuesit e LSI. Monika Kryemadhi e tregoi hapur mbështetjen ndaj Xhafajt javët e fundit. Fillimisht ajo vlerësoi hapur operacionin e policisë, ndryshe nga sa e kritikoi PD.

Por reagime më të forta pati kur u largua Xhafaj, duke treguar afrimitetin mes tyre. Meta-Xhafaj-Veliaj u bënë bashkë kundër Ramës, por teksa kryeministri u prishi planet, presidenti tani po nxjerr vonesa me dekretin e Lleshit.