Gazetari Adriatrik Doçi ka reaguar ashpër pas sulmeve të zëdhënësit të Presidencës Tedi Blushi, i cili me një mesazh publik kishte sulmuar gazetarin pas publikimeve të vazhdueshme të një investigimi në lidhje me disa qindar shtetësi shqiptare dhënë nga presidenca në shkeljhe të ligjit.
Në reagimin e tij Adriatik Doçi shkruan, “Meta paskërka lëshuar sonte Bilushin mediokër pasi nesër do dalë dosja e njërit prej ‘heronjve’ të tij nga Afrika.
Meta mendon se do të ndalojmë investigimin me shantazhe qesharake dhe sulme nën brez, duke marrë copy pase montazhe nga interneti.
Për Bilushin kam këtë mesazh:
Bilush, ruaj qetësinë. Edhe nëse do të të thërrasë SPAK-u për dosjen e pazareve me nënshtetësinë, ti nuk ke firmosur.
Unë kam bërë një investigim bazuar në fakte dhe dokumente për mekanizmin korruptiv të dhënies së nënshtetësive, ndërsa ti Bilush merresh me emra familjarësh të mi.
Tani ti besoj se pret që unë të të nxjerrë dashnorin e gruas tënde dhe dashnorin tënde në Presidencë, të cilën nuk e di a e ka dekoruar ende Likja?!
Bilush, ke hyrë në një hulli personale!”, përfundon postimin e tij gazetari./CNA.al