osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Presidenca me 100 punonjës ka 18 këshilltarë dhe ndihmës! Si e shndërroi Meta institucionin në han pazaresh dhe qokash: Mes këshilltarëve të dënuar dhe personazhe të përfshirë në skandale

Presidenca me 100 punonjës ka 18 këshilltarë dhe ndihmës! Si e shndërroi Meta institucionin në han pazaresh dhe qokash: Mes këshilltarëve të dënuar dhe personazhe të përfshirë në skandale

Presidenca ka rreth 100 punonjës, përfshirë shoferë dhe pastrues, magazinierë, kameramanë etj. Nga 100 punonjës, 18 prej tyre janë këshilltarë dhe ndihmës të Ilir Metës, kokës së korrupsionit, krimit, pastrimit të parave dhe shantazhit në Shqipëri, në prag shkarkimi nga Gjykata Kushtetuese si anti-amerikan dhe kandidat për t’u shpallur ‘non grata’.

Pra rreth 20 % të punonjësve të Presidencës këshillojnë dhe ndihmojnë Ilir Metën. Skandali i qokave me pozicionin e këshilltarëve dhe ndihmësve në Presidencë doli në pah pas publikimit të listës së pagave për rreth 690 mijë shtetas shqiptarë dhe të huaj.

Ilir Meta është pushtetari i dytë në Shqipëri me më shumë këshilltarë pas Erion Veliajt, i cili paguante 21 këshilltarë në formë qokash me paratë publike. Por nëse Bashkia e Tiranës ka rreth 2 500 punonjës, Presidenca ka vetëm 100 të tillë.

Kështu që Ilir Meta, në krye të një institucioni me 100 punonjës, thyen çdo rekord në Shqipëri, për numrin e këshilltarëve.

Nuk dihet se për çfarë e kanë këshilluar dhe ndihmuar Ilir Metën 18 persona që paguhen me paratë publike, në kushtet kur Presidenti është përfshirë vetëm në pazare për dhënien e nënshtetësive, dekoratave, pazare me emërimin e tre anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese si dhe në luftë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe reformës në Drejtësi.

Mes këshilltarëve të Ilir Metës ka personazhe të dënuar për krime të ndryshme, njerëz të shkarkuar nga detyra për skandale dhe personazhe që Meta i ka përdorur si korrierë në luftën e tij për të sabotuar reformën amerikane. Për shembur, Bledar Dervishaj, të cilin Meta e përdor si kamikaz kundër reformës në Drejtësi, është skeduar si hajdut, është arrestuar dhe dënuar për afera me pasuritë shtetërore. Genc Muçaj, ka qenë subjekt i ligjit të dekriminalizimit, pasi jo vetëm që ishte dënuar në vitin 2008 për falsifikim dokumentesh, por kishte fshehur edhe dënimin në formularin e dekriminalizimit./Pamfleti

Këshilltarët e Metës

Petraq Milo, këshilltar
Arben Cici, këshilltar
Bledar Kurti, këshilltar
Ylli Asllani, këshilltar
Dedë Prenga, këshilltar
Spiro Koçi, këshilltar
Genci Muçaj, këshilltar
Flamur Gashi, këshilltar
Bledar Dervishaj, këshilltar
Dritan Hylli, këshilltar
Ilda Zhulali, këshilltar
Tedi Blushi, këshilltar
Leonard Tase, ndihmës
Emiljano Aleksi, ndihmës
Ervin Truka, ndihmës
Arber Bashkurti, ndihmës
Ujvara Ponari, ndihmës
Sara Lleshi, ndihmës