Në 18 shtator 2013, pas më shumë se 2 vitesh hetime, Gjykata e Apelit të Tiranës dënoi me 1 vit burg ish-komandatin e Gardës së Republikës në 21 janar 2011, Ndrea Prendi dhe gardistin Agim Llupo me 3 vite burg.
Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” për vrasjet e Faik Myrtajt dhe Ziver Veizit. Më herët, Prokuroria e Tiranës kërkoi 23 vite burg për Ndrea Prendin dhe 25 për Agim Llupon. Në 26 janar 2021 për emisionin “Opinion” në “TV Klan”, Ndrea Prendi u shpreh se Garda ka për detyrë të mbrojë jetën e Kryeministrit me masa ekstreme në rastin kur atij i rrezikohet jeta.
“Misioni i Gardës nuk ndryshon si në kohë paqe dhe në kohë lufte. Garda merr masa të përforcuara dhe në raste të tilla e ka detyrë ligjore. E veçanta e kësaj demonstrate ka qënë, që sapo demostruesit u grumbulluan para Kryeministrisë ka patur dhunë kundrejtë policisë. Në qoftë se kërcënohej jeta e Kryeministrit patjetër që do të mërreshin masa ekstreme por ne nuk do e lejonim këtë gjë”, shprehej Prendi në janar 2021.
Në këtë mënyrë, ai pranon hapur se Garda është e gatshme të mbrojë me çdo mjet jetën e çdo kryeministri, edhe kur përballë ka qytetarë që protestojnë për rrëzimin e tij. Pas dënimit, ai është larguar nga Shqipëria. Në 21 janar 2021, policia e Tiranës i kërkoi Prokurorisë së Tiranës të rihapte çështjen e vrasjes së 4 demonstruesve paqësore në 21 janar 2011.
Konkretisht, policia e kryeqytetit kërkoi riekspertimin e vrasjes sëAleks Nikës dhe Hekuran Dedës si dhe plagosjen e shtetasve Fatos Mahmataj Sokrat Gode, Erald Bisha, Artes Dybeli, lia Qesko dhe llia Papa, të rrimerren në pyetje pjesëtarët e Gardës në demonstratën e 21 janarit 2011, të ripyeten pjesmarrësit në tubim, të afërm të viktimave dhe persona dëshmitarë që kanë qenë pranë viktimave nëse kanë mësuar ndonjë të dhënë me interes për hetimin, etj.