Premtoi të shokonte botën dhe ia doli. Dustin Poirier është bërë luftëtari i parë i UFC-së që mposht Conor McGregor me ‘knock-out’ në oktagon.
Kjo ishte edhe ndeshja e parë pas një viti për McGregor, i cili është kthyer me qëllimin për të rimarrë edhe një herë titullin kampion që mbahet nga Khabib Nurmagomedov.
Por irlandezi i kishte bërë gabim llogaritë me amerikanin, të cilin e kishte mposhtur më parë në vitin 2014. Në raundin e parë McGregor ishte protagonist absolut, duke goditur me disa grushte në fytyrë Poirier. Edhe fillimi i raundit të dytë pati të njëjtën panoramë, por papritur Poirier u kthyer në versionin ‘hulk’ duke shtangur McGregor.
Amerikani i lëshoi një sëri grushtesh, duke e rrëzuar në tokë irlandezin, i cili nuk gjeti forcën të reagonte. Në fund një hakmarrje e ëmbël për Poirier, që tashmë do të ketë mundësinë e një ndeshje për gjerdanin e artë.
Pas kësaj lufte pati kritika për McGregor dhe i pari ishte presidenti i UFC-së Dana White. Ky i fundit tha se McGregor tashmë ka arritur gjithçka dhe ajo pasuri nuk e motivon më. Sipas White, McGregor ndeshet tani vetëm për famë dhe para. Sakaq të tjerë emra të UFC pretendojnë se irlandezi nuk do t’ia arrijë kurrë t’i marrë titullin Nurmagomedov.
Rikthimi në oktagon i ka shkuar në mënyrën më të keqe Konor Mekgregorit. Kjo pasi amerikani Poirier është bërë luftëtari i parë që e mposht me ‘knokaut’ teknik.