Karroca e Leo Carës, tifozit të vogël të Partizanit që u nda dje nga jeta, ka qenë prezente në stadiumin “Selman Stërmasi”.
Teksa bënte xhiro nëpër stadium, së bashku me fotot e vogëlushit, nuk munguan edhe duartrokitjet e tifozëve të Tiranës.
Pas këtij momenti babai i vogëlushit shpërtheu në lot, teksa i gjithë stadiumi duartrokiste për Leon e vogël.
Kujtojmë, se ai u nda nga jeta, pasi nuk mundi t’i rezistojë sëmundjes që kishte vite që e mundonte.