Pas trajtimit prej disa ditësh në mjekimin intensiv në QKUK, mjeku i njohur Burim Krasniqi ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar edhe kolegët, drejtori i Klinikës Dr. Jakup Ismajli dhe dr. Ilir Azizi.
“Shoku im më i mirë… Dr. BUKI (Burim Krasniqi) Nder të kem një mik e koleg sikur ti. Në luftë me shumëçka dole triumfues, e besoja që do dalësh edhe në këtë. Ke qenë shembull për të gjithë. Gjithmonë do të kujtojmë.
Ngushëllime familjes dhe kolegëve. Pusho i qetë shoku im. Qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën punove dhe e ke dashur gjithmonë”, ka shkruar Ismajli.
“Zoti ne xhenet te drejtoft shoku jem”, ka shkruar Dr. Ilir Azizi.
Krasniqi është mjeku i shtatë që kanë ndërruar jetë pas infektimit me COVID-19 në Kosovë.