osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prapaskenat, ultimatumi amerikan tërheq Bashën nga protestat, disa ish-deputetë krah Berishës për të thyer rregullat e karantinës

Prapaskenat, ultimatumi amerikan tërheq Bashën nga protestat, disa ish-deputetë krah Berishës për të thyer rregullat e karantinës

Lulzim Basha duket se po distancohet nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta. Këta dy të fundit prej disa ditësh po bëjnë thirrje për protesta, revolta dhe mosbindje civile, por PD duket se ka tjetër axhendë. Partia Demokratike ka nisur të tërhiqet nga protestat, pasi aksioni opozitar ka marrë një kthesë 180 gradë.

Fillimisht, opozita joparlamentare doli hapur në mbështetje të protestave të Aleancës për Mbrojtjen e Tetarit sa i takon prishjes së Teatrit Kombëtar, ndërkohë që në tubimin e organizuar nga AMT të premten që lamë pas nuk u pa asnjë zyrtar apo mbështetës i PD, LSI dhe partive aleate. Pra, pavarësisht paralajmërimeve se opozita joparlamentare do të mbështesë protestat e artistëve, Partia Demokratike ka bërë një hap pas, duke i braktisur ata. Por mësohet se kjo gjë ka zemëruar besnikët e Berishës, të cilët janë kundër tërheqjes.

Mësohet se disa krerë degësh të Partisë Demokratike dhe disa ish-deputetë që njihen si mbështetës të ish-kryeministrit Berisha kanë kërkuar sqarime nga kryedemokrati Basha se përse braktisi protestat e aktivistëve dhe artistëve. Po ashtu, të njëjtët burime kanë kërkuar nga lideri demokrat se përse PD nuk ka një plan apo një datë konkrete për të thirrur qytetarët në protestë.

Basha pak ditë më parë deklaroi se Partia Demokratike nuk do të organizojë protesta, por do të mbështesë qytetarët të cilët protestojnë për të drejtat e tyre apo kundër qeverisë. Mirëpo, kjo gjë ka irrituar besnikët e Berishës, të cilët kërkojnë protesta dhe revolta si e vetmja mënyrë që mund të kthejë opozitën në pushtet.

Ultimatumi amerikan tërheq Bashën nga protesta

Por gazeta ka mësuar se ka qenë ultimatumi i SHBA-BE, ata të cilët i kanë kërkuar kreu të PD, Lulzim Basha që të tërhiqet nga protestat. Sipas informacioneve nga selia blu, mësohet se gjatë disa bisedave dhe takimeve që Basha ka zhvilluar me zyrtarë të ambasadës amerikane dhe atyre të BE javën që lamë pas, këta të fundit i kanë kërkuar liderit demokrat që të mos thërrasë qytetarët në protesta. Mësohet se argumentin e tyre diplomatët e huaj e kanë mbështetur me faktin se nuk është momenti që të zhvillohen tubime gjatë kësaj kohe, pasi jo vetëm që nuk janë të dobishme për vendin, por protestat mund të shfrytëzohen nga vende të tjera për të destabilizuar vendin tonë dhe për faktin se nuk duan integrimin e Shqipërisë në BE.

Pra, në kushtet kur vendet e tjera mund të kërkojnë destabilizimin e Shqipërisë përmes protestave të opozitës joparlamentare, amerikanët ia kanë bërë të qartë Bashës që të mos mbështesë këta skenarë që çojnë ujin tek “armiqtë” e SHBA-BE. Kjo tregon qartë që distancimi i kreut të PD, duke mos dhënë një datë për protestë apo duke mos marrë iniciativën për të thirrur një protestë anti-qeveritare nën siglën e partisë dhe frontit opozitar që drejton, ka ardhur pas ultimatumit të SHBA-BE.

Thyerja e karantinës

Mirëpo, mos marrja e përgjegjësisë për të thirrur qytetarët në protestë kundër qeverisë nga ana e kryedemokratit Lulzim Basha, nuk është e vetmja çështje që ka irrituar besnikët e ish-kryeministrit Berisha. Sipas informacioneve të gazetës, disa ish-deputetë kërkojnë nga Basha që të dalë hapur kundër masave të qeverisë, ndërsa iu kanë bërë thirrje demokratëve për mosbindje civile.

Ish-deputeti i PD, Oerd Bylykbashi përmes një statusi të publikuar në rrjetet sociale dy ditë më parë ka kërkuar nga qytetarët që mos të respektojnë më gjendjen e jashtëzakonshme. “Kufizimi i lirisë së lëvizjes së shqiptarëve dhe të gjitha lirive të tjera nga kryeministri Rama, që nga dita e sotme 24 maj, ‎e në vazhdim është antikushtetues. Qytetarë, refuzoni që “distancimi ‎social” i neuroneve të kryeministrit dhe pamundësia e tyre për t’u takuar me njëri-tjetrin në mendime logjike e racionale në interesin tuaj, të dhunojë lirinë tuaj të lëvizjes! Rimerrni të drejtat dhe liritë tuaja”, shkruan Bylykbashi.