osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

PRAPASKENAT/ PD me sytë nga Ilir Meta: Edhe nëse PS del forcë e parë më 25 prill, të drejtën për të formuar Qeverinë do e ketë Basha

PRAPASKENAT/ PD me sytë nga Ilir Meta: Edhe nëse PS del forcë e parë më 25 prill, të drejtën për të formuar Qeverinë do e ketë Basha

Oerd Bylykbashi, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike thotë se Kodi i ri Zgjedhor përcakton qartë se si formohet shumica qeverisëse.

Sipas tij, edhe pse PD dhe LSI mund të mos dalin në një koalicion, ato mund të bashkëpunojnë pas zgjedhjeve për të formuar shumicën me 71 deputetë dhe më pas shumica provohet në Parlament.

“Tashmë ka ndryshuar Kushtetuta, partia ose koalicioni që ka më shumë mandate, i propozon presidentit kryeministrin. Koalicioni është marrëveshje politike, nuk ka të bëjë me koalicionin zgjedhor”, deklaroi Bylykbashi për Euroneës.

Sipas tij, edhe nëse rezultati i 25 prillit do t’i japë PS-së më shumë mandate si parti, pra edhe nëse PS del parti e parë, e drejta për të formuar qeverinë do t’i takojë PD dhe LSI.

Por, ku e bazon këtë Bylykbashi?

Në fakt ka një plan, të cilin e kanë zbuluar padashje, me anë të së cilit Ilir Meta me Sali Berishën duan të vijnë në pushtet.

Plani është pikërisht ky që ka zbuluar Bylykbashi padashje, që më 26 prill, Ilir Meta të mos mandatojë Edi Ramën për të krijuar Qeverinë, nëse PS del forcë e parë.

Pra, Ilir Meta duke përdorur postin e presidentit, do të mandatojë Lulzim Bashën për të krijuar Qeverinë, me argumentin se PD me LSI-në, do të kenë më shumë vota së bashku, se Partia Socialiste.

Por a do ta realizojnë dot këtë plan? Vështirë e kanë, se këtë gjë ua ndalon Kushtetuta.

Dhe për fatin e tyre të keq, tani u bë funksionale edhe Gjykata Kushtetuese, pasi në mungesë të saj, Ilir Meta mund të vepronte si të donte, me argumentin se nuk kishte kush ta gjykonte.

(TemA)