osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prapaskenat: Ja si thirren në prokurori Vasili dhe Manjani! zbulohen prapaskenat se si ish-ministri i Bashës fundosi njerëzit e Kryemadhit në Ministrinë e Drejtësisë

Prapaskenat: Ja si thirren në prokurori Vasili dhe Manjani! zbulohen prapaskenat se si ish-ministri i Bashës fundosi njerëzit e Kryemadhit në Ministrinë e Drejtësisë

Prokuroria po jep sinjale se vala e arrestimeve në nivele të larta do të nisë para ngritjes së SPAK. Në qershor merret vendimi për negociatat dhe BE kërkon prova për luftën ndaj korrupsionit. Zhvillimi më i fundit është ai i hetimeve për abuzimet në Ministrinë e Drejtësisë, ku 4 zyrtarë u arrestuan dhe 8 të tjerë janë në detyrim paraqitjeje. Por të rrezikuar janë dhe ish-ministrat. Gazeta Sot ka mësuar se javën tjetër prokuroria do të marrë në pyetje 3 ish-ministrat Ylli Manjani, Gazmend Bardhi dhe Petrit Vasili, për t’i pyetur mbi abuzimet që kanë ndodhur. Prokuroria po heton mbi mundësinë e implikimit të dy ish-ministrave të LSI, pasi kur kanë ndodhur skandalet, ministria drejtohej prej tyre.Por ironia është se “gjëmën” po ua bën Gazmend Bardhi, ish-ministër i Drejtësisë. Kur u krijua qeveria teknike pas paktit të 17 majit 2017, Bardhi u emërua ministër Drejtësie dhe ishte ai që zbuloi shkeljet e kryera nga paraardhësit e tij. Bardhi bëri dhe kallëzimin në prokurori, nga ku kjo e fundit mori indicie për të hetuar.

Ai do të merret në pyetje pikërisht për të rrëfyer gjithë skemën e zbulimit të shkeljeve. Në atë kohë PD nisi sulme të ashpra ndaj LSI dhe madje Bardhi shkarkoi me dhjetra funksionarë të saj. Por tani të dyja këto parti janë në të njëjtin koalicion dhe PD është iniciatorja e arrestimeve. Dje LSI nisi sulmet duke dëshmuar se ujërat në radhët e partisë së presidentit janë trazuar. Ironia tjetër është se Bardhi tani mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD dhe fati i Vasilit dhe Manjanit varet edhe nga ajo se çfarë do të deklarojë ai në prokurori. Të gjithë e mbajnë mend përplasjen e qershorit mes Bardhit dhe ish-Sekretares së Përgjithshme Juliana Hoxha. Bardhi kërkoi disa herë shkarkimin e saj. Por sot Hoxha është në burg, për shkak të hetimeve të Bardhit dhe të rrezikuar janë edhe ish-ministrat e LSI.

Shkeljet

Gazeta ka siguruar raportin e plotë të inspektimit për 5 tenderat abuzive, si dhe dosjen hetimore të prokurorisë. Ajo që bie në sy, është se nga auditi që është bërë, rezulton se në 5 tendera janë kryer rreth 30 shkelje flagrante të ligjit nga ish-vartësit e Manjanit dhe Vasilit. Aty bëhet e ditur fillimisht se janë ndërmarrë angazhime buxhetore pa pasur fondet e nevojshme në dispozicion (në llogarinë përkatëse) të autoritetit kontraktor. Pra, skandali është se ministra ka hapur tender pa pasur fare fonde. Një tjetër shkelje është se nuk është bërë miratimi paraprak i Degës së Thesarit i cili sjell mosdisiplinim të angazhimeve buxhetore. “Janë kryer procedura prokurimi, pa ndërmarrë më parë nga ana e Autoritetit Kontraktor, angazhimet buxhetore të çelura në Degën e Thesarit, në masën 20 % të vlerës së prokuruar në vitin 2016; Janë kryer procedura prokurimi, duke mos realizuar procesin e argumentimit të Fondit limit duke mos marrë në konsideratë vlerat e kontratave të ngjashme të realizuara në vitet e mëparshme nga Autoriteti Kontraktor (Ministria e Drejtësisë), gjë e cila do të ndikonte në përllogaritjen sa më reale të fondit limit. Nga analizimi i elementeve të mallrave e shërbimeve që do të prokurohen, rezulton rritje fiktive e fondit limit”, thuhet aty.

Po ashtu thuhet se procedura e prokurimit me mjete elektronike me objekt “Rikonceptimi, përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit të menaxhimit elektronik të çështjeve të përmbarimit të ALBIS” është në kundërshtim me VKM, nr. 43 datë 16.06.2011. Sipas raportit, faturat tatimore të lëshuara nga operatori ekonomik nuk janë plotësuar në bazë të ligjit nr.92/2014, datë 24.07.2014 “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”. Gjithashtu, është zbuluar se nga ana e grupeve të punës për ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, nuk është hartuar për çdo muaj raporti përmbledhës për përmbushjen dhe zbatimin me korrektësi e cilësi të kontratave për objektet e prokurimit si edhe nuk janë hartuar, mbajtur proces verbale të marrjes në dorëzim sipas afateve të përcaktuara në grafikun e ekzekutimit të shërbimeve të miratuara në DST.

Ja disa nga shkeljet e gjetura me tenderat e Ministrisë së Drejtësisë

– Nga ana e Nëpunësve autorizues dhe Nëpunësve zbatues sipas periudhave respektive të emërimit të tyre në këto detyra, për periudhën objekt inspektimi , nuk është urdhëruar likuidimi për operatorët ekonomik të kontraktuar, brenda afatit 30 ditor të përcaktuar në kontratë, duke sjellë efekte negative të mundshme financiare në dëm të buxhetit të shtetit;

– Nga ana e Nëpunësve autorizues dhe Nëpunësve zbatues sipas periudhave respektive të emërimit të tyre në këto detyra, rezulton se në momentin e kryerjes së likuidimit nuk evidentohet, nëse kontraktori është përmbushur kontrata për shërbimet e ofruara sipas afateve të përcaktuar në ofertën fituese.

– Nga ana e Grupeve të Punës për ndjekjen dhe zbatimin e kontratave, nuk është hartuar për çdo muaj raporti përmbledhës për përmbushjen dhe zbatimin me korrektësi e cilësi të kontratave për objektet e prokurimit si edhe nuk janë hartuar, mbajtur proces verbale të marrjes në dorëzim sipas afateve të përcaktuara në grafikun e ekzekutimit të shërbimeve të miratuara në DST;

– Janë krijuar efekte financiare negative me pasojë krijimin e dëmit ekonomik në vlerën

22 078 112 lekë, të përfituar padrejtësisht nga kontraktorët zbatues, si rrjedhojë e mos ndjekjes dhe zbatimit të kushteve të kontratave të lidhura, duke përfshirë në kontratë disa zëra shërbimi të pa përfshira në termat e referencës dhe të pa miratuara nga AKSHI;

– Nuk janë zbatuar rregullat e përgjegjshmërisë menaxheriale dhe mbikëqyrjes, në kuptim të nenit 4, të ligjit nr. 10296/2010, që kanë sjellë parregullsi në ushtrimin e detyrës, për shkak të moszbatimit dhe zbatimit të gabuar të ligjeve dhe akteve nënligjore;

– Nuk janë zbatuar detyrat funksionale të Drejtorisë Ekonomike të përcaktuara në Rregulloren e brendshme “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” neni 16, germa “a” dhe “c” “Prokurimi i fondeve buxhetore duke zbatuar me rigorozitet ligjin “Për prokurimet publike”;

– Nuk janë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë nga grupet e punës të ngritura për menaxhimin e kontratave sipas Udhëzimit nr. 30 datë 27.12.2011 “Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”;

– Nuk është respektuar neni 10, i ligjit nr. 48/2014, ku është parashikuar se mallrat do të merren sipas një procedure dorëzimi apo në rastet kur duhet të bëhet kolaudimi i tyre, afati i marrjes nuk mund të jetë më i gjatë se 30 ditë kalendarike;

– Nuk është zbatuar ligji nr. 10494, datë 22.12.2011 “Për mbikëqyrjen elektronike të personave të cilëve u kufizohet lëvizja me Vendim Gjyqësor”;

– Nuk është bërë dorëzimi i sistemit i shoqëruar me kodin burim të strukturuar dhe të komentuar, së bashku me setin e dokumentacionit teknik që përfshin dokumentacionin teknik të moduleve në veçanti dhe dokumentacionin në tërësi;

– Nuk është zbatuar neni 12, i ligjit nr. 10494, datë 22.12.2011 “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizje me Vendim Gjyqësor” për shërbimin e Provës, si organi përgjegjës për të kontrolluar mënyrën e realizimit të mbikëqyrjes elektronike;

– Nuk është zbatuar neni 77, pika 6, e Rregullores së Prokurimit, ku parashikohet se “Autoriteti kontraktor para pagimit të faturës së mallit, duhet të kontrollojë cilësinë e mallit të lëvruar, nëse është e njëjtë me atë për të cilën është shpallur fitues kontraktori;

– Nuk është zbatuar neni 15, pika 2, shkronja “c” dhe “d” e ligjit nr.10296/2010, ku specifikohen detyrimet e Sekretarit të Përgjithshëm: c) të sigurojë drejtimin, mbikëqyrjen dhe koordinimin e Ministrisë dhe të sigurojë administrim efektiv dhe eficent të burimeve financiare, materiale, njerëzore të sistemit ministror në përputhje me legjislacion në fuqi”;

– Nuk është zbatuar vendimi nr.142/2014 i Këshillit të Ministrave “Për përshkrimin dhe klasifikimin e pozicioneve të punës në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e pavarura, ku parashikohet se: “Sekretari i Përgjithshëm është nëpunësi më i lartë në institucion, ai raporton dhe jep llogari drejtpërdrejt tek ministri i linjës, është përgjegjës për përgatitjen, zbatimin dhe kontrollin e brendshëm financiar, monitorimin, raportimin, kontabilitetin dhe auditimin e brendshëm të buxhetit dhe përgjigjet përpara Nëpunësit të Parë Autorizues në përputhje me legjislacionin për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”.