osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Prapaskenat, ja çfarë është e gatshme të dialogojë PS me opozitën

Prapaskenat, ja çfarë është e gatshme të dialogojë PS me opozitën

Mazhoranca qeverisëse është e gatshme të bëjë sërish lëshime me qëllim që Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim të rikthehen në Parlament. Kryeministri Edi Rama dhe deputetët socialistë kanë shtrirë dorën e dialogut, ndërsa gazeta ka mësuar disa detaje mbi atë çfarë është e gatshme mazhoranca qeverisëse që të bëjë, për të bindur opozitën që t’i rikthehet jetës parlamentare dhe dialogut.

Sipas informacioneve, rruga e parë që do të ndjekë shumica për të rikthyer pakicën në Kuvend, është bërja nul e vendimit të PD dhe LSI për të djegur mandatet. Ajo që do ta lehtësojë punën dhe që do përdoret si pretekst nga të dyja palët është fakti që nuk është mbledhur Këshilli i Mandateve. Në këtë kontekst, çështja do të shkojë në Kolegjin Zgjedhor dhe PD e LSI do të rifitojnë sërish mandatet e djegura.

Po ashtu, një rrugë tjetër që qeveria do të përdorë për të joshur opozitën është bllokimi që do t’i bëjë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtij procesi. Sipas informacioneve, në rast se palët bien dakord, KQZ do të bllokojë dhënien e mandateve për deputetët e listës pasardhëse, pas shpalljes nga ana mazhorancës si një vendim nul, siç ishte ai për djegien e mandateve. Këtë e përforcon më së miri edhe vetë KQZ, pasi ky institucion aktualisht ka ngrirë procesin e zëvendësimit të deputetëve të PD dhe LSI.

Institucioni i zgjedhjeve ka zëvendësuar vetëm katër mandatet nga 57 që janë në total, ato që janë lënë nga opozita, ndërkohë që për pjesën tjetër nuk po ndërmerr asnjë hap. Ky institucion nuk ka zhvilluar asnjë mbledhje për këtë çështje. Madje, po t’i hedhim edhe një sy faqes zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, bie në sy fakt që nuk ka asnjë njoftim për mbledhje, fokus i së cilës do të jetë zëvendësimi i mandateve.

Zgjedhjet e 30 qershorit

Rruga tjetër që do të ndjekë mazhoranca për të zbutur opozitën janë zgjedhjet vendore. Sipas informacioneve, qeveria do t’i japë garanci dhe për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke plotësuar kësisoj të gjitha kërkesat e artikuluara nga opozita, për një proces zgjedhor të ndershëm dhe të lirë. Një tjetër çështje që pritet të diskutohet mes palëve është reforma zgjedhore. Sipas informacioneve, mazhoranca për të bindur opozitën, do të lëshojë pe, duke i marrë në konsideratë të gjitha kërkesat e saj, duke i reflektuar në reformën zgjedhore, në mënyrë që të prodhohet një Kod i ri Zgjedhor i gjithë-pranuar nga të gjithë aktorët politikë.

Ndërsa rruga tjetër që mazhoranca mund të ndjekë për të bindur PD dhe LSI-në që të rikthehen në Kuvend është dhënia e institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sipas informacioneve jozyrtare, mësohet se emri i ri që do të zëvendësojë Bujar Leskajn në krye të KLSH, mund të dalë si unison dhe në konsensus të plotë mes mazhorancës, opozitës dhe Presidencës.

Pakt i dytë Rama-Basha

Një tjetër rrugë që mund të ulë palët që të dialogojnë, është një pakt i dytë Rama-Basha si ai i 17 majit të vitit 2017. Ditët e fundit kryeministri Edi Rama i ka lëshuar disa mesazhe të koduara kreut të PD, duke i kërkuar që të takohen, me qëllim shkuarjen tek një pakt i dytë. Por sipas informacioneve të gazetës rikthimi i një marrëveshjeje të tillë ka alarmuar kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, të cilët e kundërshtojnë fort një gjë të tillë.

Gazeta ka mësuar se Berisha dhe Kryemadhi po i bëjnë presion Bashës që të mos ulet në tryezë me Ramën dhe ta refuzojë atë, pasi sipas tyre, një pakt i dytë do t’i jepte goditjen fatale PD-së dhe opozitës në tërësi. Ndërkohë që ajo që e vërteton më së miri se të gjithë nuk e duan një pakt të dytë Rama-Basha është reagimi i presidentit Ilir Meta. /Rigels Seliman