osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
istanbul escort
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası Escort Kadıköy Escort Ataşehir Escort Anadolu Yakası EscortPendik Escort Maltepe Escort Kurtköy Escort Ankara Escort Eryaman Escort Etimesgut Escort Sincan Escort Çankaya Escort Kızılay Escort Etlik Escort Keçiören Escort
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
deneme bonusu
istanbul escort
casibom
casibom giriş

Prapaskenat e divorcit: Monika i bëri “gropën” në SPAK! Meta për të shpëtuar i’a “rras” të gjitha aferat ish-bashkëshortes së tij!

Prapaskenat e divorcit: Monika  i bëri “gropën” në SPAK! Meta për të shpëtuar i’a “rras” të gjitha aferat ish-bashkëshortes së tij!

Pas më shumë se 25 vitesh martesë, çifti Meta-Kryemadhi ka vendosur t’i drejtohet Gjykatës së Tiranës për zgjidhjen e saj. Kërkesa është depozituar zyrtarisht. Sipas procedurave, të dy duhet të paraqiten para togave të zeza për të shprehur mendimet e tyre.

Ishte Ilir Meta që bëri të ditur lajmin me zë dhe figurë se ka njoftuar dhe djalin e vetëm, Besarin për ndarjen me Monika Kryemadhin. Meta ndër të tjera është shprehur se pas deklaratave të saj në mbështetje të SPAK, ajo nuk është më gruaja, por ish-gruaja e tij. Pas këtij lajmi ka patur shumë reagime të forta nga faktorët politikë dhe jo vetëm. Të shumtë janë ata që mendojnë se çifti Meta-Kryemadhi po ndahen për interesa si pasuria, trashëgimia apo t’i shpëtojnë hetimit të SPAK.

Gazeta “SOT” e tha pak ditë më parë se divorci pritet t’ju kushtojë shumë Metës dhe Kryemadhit. Këtë fakt e ka konfirmuar vetë ish-presidenti nën rreshta. Gjatë një interviste të fundit televizive, Meta tha se SPAK nuk do e arrestojë dot edhe nëse përdor Monika Kryemadhin. “Monika është më afër me SPAK-un se me të, por SPAK nuk e merr dot Ilir Metën, as përmes bashkëshortes, as përmes askujt tjetër”, tha ai. Gjithashtu, ai të gjitha aferat ia faturoi dje Monika Kryemadhit. Meta tha se ai nuk mban përgjegjësi për askënd tjetër, përpos vetes së tij si një qytetar përpara ligjit dhe popullit shqiptar. “Ilir Meta mban çdo përgjegjësi për veten e tij përpara ligjit dhe popullit shqiptar, por nuk mban asnjë përgjegjësi për të tjerët”, tha ai.

Çfarë ka thënë Monika Kryemadhi në SPAK?

Meta evidentoi dje se pas deklaratave që gruaja e tij, Monika bëri pas daljes nga SPAK thelloi edhe më shumë ndarjen duke bërë që ai të marr këtë vendim për të shkëputur rrugët e jetës bashkëshortore me Monikën. “Sa i takon vendimit, ai është marrë pas deklaratave të bëra nga ana e zonjës pas pyetjeve në SPAK. Në mënyrë formale, ky vendim do të ndiqet edhe në rrugë juridike, këtë e ka ditur vetëm djali dhe motra ime”, tha ai.

Pra, që nga dita e thirrjes së Monika Kryemadhit në SPAK, ku një ditë më pas shkoi vetë Ilir Meta ka ndodhur krisja e madhe. Ish-presidenti kur ka parë dosjen që i kanë “qepur” prokurorët, ku rol të madh për plotësimin e saj dyshohet se e ka patur Kryemadhi, ka dalë jashtë kontrollit. Pas daljes nga SPAK, Meta u shpreh se nuk është marrë me çështjet e pronave dhe as ato financiare në familjen duke ia kaluar faturën Kryemadhit. Ai tha se i ka firmosur çdo vit në mirëbesim edhe deklaratat e pasurisë, por nuk e di se çfarë ka bërë Monika. Por çfarë provash ka arritur të sigurojë SPAK nga Monika Kryemadhi?

Detajet

BKH-ja, me urdhër të SPAK dhe me miratim të gjykatës, kreu disa kontrolle në banesën e Monika Kryemadhit dhe nënës së zonjës Kryemadhi, Fatime Kryemadhi. Gjatë kontrollit janë sekuestruar dokumente, projekte, plane, blloqe si dhe një telefon që ishte në disponim të Kryemadhit. Ai është zbërthyer nga ekspertët dhe mësohet se janë rikuperuat biseda me rëndësi për hetimin, ku dalin në pah pazare, pastrim parash dhe pasuri të fshehura ku fundoset edhe Meta. Kjo është edhe arsyeja se pse Kryemadhi këmbëngul që t’i rikthehet telefoni dhe bisedat e zbërthyer të mos marrin vlerën e provës.

Detajet nga hetimet në telefonin e Kryemadhit

Ky telefon dyshohet të jetë përdorur mes viteve 2013-2016. Nëse është përdorur nga Monika Kryemadhi, periudha përkon me kohën kur LSI ishte në pushtet. Në atë kohë, LSI ishte në koalicion me Partinë Socialiste, me të cilën u bashkua pas 4 vitesh koalicion me Partinë Demokratike.

Kryemadhi nuk ka mbajtur detyrë zyrtare në atë periudhë. Megjithatë ajo ka pasur rol kyç në LSI si bashkëshortja e kryetarit Ilir Meta, si kryetare e Forumit të Gruas, anëtare e kryesisë e deputete, derisa në vitin 2017 ajo u zgjodh kryetare, një post që e mbajti deri ditën kur ia ridorëzoi partinë Metës. Për këtë arsye, besohet se ajo ka pasur komunikime me persona të rëndësishëm të asaj periudhe. Bëhet fjalë për ministra, drejtorë të rëndësishëm të LSI, deputetë, punonjës të administratës, biznesmenë etj. Nuk është e qartë se çfarë bisedash kanë mbetur në telefon, por burimet thanë se komunikimet që kanë mbetur në aparat janë të shumta.